• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Greqia alarmohet nga helikopteri i dyshimtë, një shqiptar e kishte marrë me qira
Home
Sociale

Greqia alarmohet nga helikopteri i dyshimtë, një shqiptar e kishte marrë me qira

4 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Greqia është alarmuar nga një helikopter i dyshimtë që fluturonte mbi territorin e saj. Ngjarja ka ndodhur të premten më 30 Mars, ndërsa lajmi është bërë i ditur pasditen e sotme. Sipas shtypit grek, një helikopter tip “Eurocopter AS 350BA Ecureuil” fluturoi mbi një bazë ajrore ushtarake në Andravida.

Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin dy shtetas të huaj, një gjerman që ishte piloti dhe një francez, të cilët po filmonin. Kulla e kontrollit urdhëroi helikopterin që të ulej pasi nuk kishte marrë leje të fluturonte në atë zonë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit Publik nisën menjëherë hetimet mbi këtë rast, pasi dyshuan se dy shtetasit e huaj po bënin filmime sekrete mbi bazën ajrore ushtarake greke. Nga verifikimet rezultoi se helikopteri që përdorej nga dy të huajt, në fakt ishte marrë me qira nga një qytetar shqiptar. Ai është identifikuar, por emri i tij nuk është bërë publik. Të tre personat u shoqëruan në polici për të dhënë shpjegime. Në fakt, helikopteri kishte marrë leje për të fluturuar, por deri në zonën e Lutraki në Korinth, dhe jo mbi bazën ajrore ushtarake në Andravida.

Sipas informacioneve që raportojnë mediat greke, dy qytetarëve të huaj iu gjetën aparate fotografike dhe filmime, por thuhet se ata ishin punësuar dhe licencuar nga kontraktuesi për të kryer imazhe dixhitale përgjatë zonës së autostradës dhe më gjerë. Helikopteri dispononte një teknologji të fundit dhe objektet janë sekuestruar për të analizuar të gjitha filmimet. Në hetim është përfshirë edhe Shërbimi Informativ i Greqisë. Të tre personat janë proceduar penalisht nga autoritetet greke. Megjithatë nuk dihet nëse hetimi ndaj tyre po zhvillohet në gjendje të lirë pasi informacionet janë kontradiktore. Disa media shkruajnë se ata janë liruar, ndërsa të tjera thonë se po mbahen në paraburgim deri sa të dalin për masë sigurie në Gjykatë ditën pas Pashkëve, pasi është festë zyrtare në shtetin grek.

Kjo ngjarje alarmoi fillimisht edhe SHBA-në për mundësinë e spiunazhit, pasi aeroporti ushtarak në Andravida së fundmi do të shërbejë edhe për shërbimet operacionale të trupave amerikane. Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar për një bazë të re për 5 mijë ushtarakë amerikanë dhe avionët e tyre, pas largimit nga baza turke në Incirlik. Dhe baza e Andravidas është në krye të listës për t’u përdorur nga amerikanët. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Policia kufitare i bën thirrje të ndalojnë, dy shqiptarët ia mbathin në territorin grek
Previous article Mbi kokat e policëve për të hyrë në sallën e gjyqit/ Familjarët bëjnë skandal në Gjykatën e Tiranës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për… Aktualitet

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për…

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet Aktualitet

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT