• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA ITALIANE NË ALARM/ Analiza shkencore, përgjime dhe ndjekje. Kush janë dy shqiptarët që akuzohen për qindra vjedhje
Home
Breaking News

POLICIA ITALIANE NË ALARM/ Analiza shkencore, përgjime dhe ndjekje. Kush janë dy shqiptarët që akuzohen për qindra vjedhje

25 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Nëse i shihni, telefononi 112”. Ky është apeli i Karabinierëve të Udines, të cilët dyshojnë se Edmond dhe Eduard Trushi, shqiptarë, 38 vjeç, janë autorë të vjedhjeve të ndodhura muajt e fundit me teknikën “vrima në kornizë”.

Binjakët me origjinë shqiptare janë specialistë autentikë: hapin një vrimë në kornizë, më pas futin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur. Me këtë sistem ata kanë kryer qindra goditje vitet e fundit në veri-lindje, por edhe në Piemonte, Lombardi dhe në disa rajone të Qendrës për gjithsej disa qindra vjedhje.

Pothuajse identikë
Problemi është se të dy janë praktikisht identikë (të njëjtën prerje flokësh dhe të njëjtat tatuazhe) dhe ishte shumë e vështirë t’i atribuohej në mënyrë specifike krimi njërit prej tyre vetëm me analizë të ADN-së, pasi gjurmët e tyre të mbetura në skenën e krimit dhanë rezultate të pasigurta. Megjithatë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Islandës, i cili konfirmon një analizë të mëparshme të vitit 2008, edhe binjakët identikë homozigotë kanë disa dallime gjenetike. Kjo u zbulua nga një studim i Universitetit të Islandës i publikuar në vitin 2021 në Nature Genetics, sipas të cilit roli i faktorëve gjenetikë në dallimet midis binjakëve identikë është nënvlerësuar.

Dënimet
Falë edhe ngjashmërisë së ADN-së së tyre, ata ishin shpallur të pafajshëm tre herë, ia kishin hedhur paq për një kohë të gjatë dhe me ngut u quajtën “Binjakët Lupin” (i cili ishte një “hajdut zotëri”, në krahasim me dy shqiptarët që nuk hezituan kurrë të reagonin me dhunë nëse rast se zbuloheshin). Deri me teknika më të sakta, analiza e gjurmëve të gishtërinjve të tyre, të cilat edhe pse binjakë homozigotë, mbeten të ndryshme, lëvizjet e tyre të gjurmuara nga qelizat telefonike dhe përgjimet, bënë të mundur zbulimin e tyre dhe arritjen e dënimit në vitin 2020 nga Gjykata e Mantovës me 2 vjet dhe 2 muaj.

Ata kishin marrë më parë dy dënime të tjera në Pordenone: i pari me 6 vjet e 10 muaj dhe i dyti në apel me 5 vjet e 5 muaj për 41 vjedhje. Ata kishin marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia. Në vitin 2014, karabinierët kishin arritur të gjenin ADN-në në një makinë të vjedhur dhe të braktisur pranë Saciles pas një ndjekjeje të gjatë.

Nga ato gjurmë ishte arritur tek Eduard Trushi, por në gjyqin e zhvilluar në vitin 2016 ai u shpall i pafajshëm pasi nuk ishte e mundur “përtej një dyshimi të arsyeshëm” të konstatohej se cili nga të dy ishte në timon. Në fakt, hetimi kishte zbuluar se gjurma gjenetike e binjakëve ishte shumë e ngjashme dhe do të kërkonte analiza më të thella, siç pohoi një ekspert i mjekësisë ligjore. Në korrik 2015, u kontrollua shtëpia e tyre në Castiglione delle Stiviere, në provincën e Mantovës, ku u gjetën rreth 300 mijë euro mallra të vjedhura, 24 mijë euro para cash, Rolex, diamante, bizhuteri të tjera dhe pajisje elektronike.

Hetimet
Por tashmë duket se janë rikthyer dhe kanë ngritur më këmbë organizatën kriminale. Hetuesit po i kërkojnë si “autorë të dyshuar” të vjedhjeve të reja. Komandanti i njësisë hetimore të Komandës Rajonale të Karabinierëve të Udines konfirmoi për Corriere raportime të ndryshme kundrejt tyre dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit
Previous article ZGJEDHJET NË VERI TË KOSOVËS/ KQZ shpall rezultatet

s.autor

Postime të ngjashme

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët Aktualitet

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT