• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA HAP KAMERAT E SIGURISË: Pesë të mitur i vunë zjarrin pallatit “Arlis”! Ndezën kartonat e marketit dhe…
Home
Breaking News

POLICIA HAP KAMERAT E SIGURISË: Pesë të mitur i vunë zjarrin pallatit “Arlis”! Ndezën kartonat e marketit dhe…

16 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zjarri që përfshiu një pallat 12-katësh në rrugën e Dibrës, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e të miturve. Grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth dhe në video shfaqen 5 fëmijë të mitur që qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të marketit.

Më pas, dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë (dyshohet të jetë bisht cigareje) të cilin e hedhin mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, që shumë shpejt shndërrohet në flakë, dhe përhapet me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të shumta.

Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar për veprat penale “shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe janë nën hetim. Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje me zjarrin.

Nga flakët që përfshinë pallatin, ditën e martë, 14 prill, u shkrumbuan 30 apartamente, kurse 11 persona u dërguan në spital.

Ditën e djeshme, 15 prill, kompania “Arlis” reagoi zyrtarisht duke thënë se nuk mban asnjë lloj përgjegjësie ligjore, por megjithatë do të rindërtojë apartamentet e djegura.

Më herët, po dje, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me cilësinë e ndërtimit.

Ndërkaq, u vunë në pranga administratori i pallatit me inicialet A.C, si dhe menaxherja e supermarketit me inicialet R.S. Supermarketi ndodhej në katin përdhe të këtij pallati, dhe nga aty dyshohen se kanë nisur flakët.

Po ashtu në pranga janë vënë edhe inxhinieri me inicialet E.A i kompanisë “Arlis” si dhe A.F, administratori i kompanisë (kontraktori) që ka bërë fasadat e ndërtesës. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë së ndërtimit, me inicialet A.L.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTIME PA LEJE/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT-së
Previous article ABUZIMI ME FONDET E IPARD-it/ Reni Ashiku i “Converse Management Consulting” paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT