• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA GREKE “GODET” BANDËN ME KRYETAR SHQIPTARIN E NJOHUR SI “MONDI”/ Sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA GREKE “GODET” BANDËN ME KRYETAR SHQIPTARIN E NJOHUR SI “MONDI”/ Sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim

17 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vazhdojnë zbulimet nga autoritetet greke për aktivitetin kriminal të rrjetit të zhvatësve, për shkatërrimin e të cilit forcat policore nisën një operacion të hënën, më 16 dhjetor 2024. Siç njofton ELAS (Policia Greke), në dosjen e çështjes përfshihen gjithsej 39 persona, prej të cilëve janë arrestuar 25, ndërsa 14 të tjerët janë në kërkim, por identiteti i tyre është konfirmuar.

Akuzat për anëtarët e rrjetit janë të rënda: ata përballen me akuza për krijimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, shpërthime, prodhim dhe mbajtje lëndësh eksplozive dhe djegëse, dëmtim të pronës së huaj, tentativë vrasjeje, rrëmbim dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.

Gjatë operacionit, autoritetet policore sekuestruan, ndër të tjera, drogë, pesë armë zjarri, shtatë karikatorë (një prej tyre për automatikun Kalashnikov), si dhe një shumë prej 154,800 euro.

Veprimtaria e “Mondi”-t të burgosur dhe grupit të tij

Siç raportohet, kreu i organizatës është një 45-vjeçar shqiptar, i njohur si “Modi”, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Diavata-ve. Ai kishte qenë më parë i përfshirë në çështje trafiku droge në burgun e Janinës. Gjithashtu, në rrjet dyshohet se ishte përfshirë një i ri, i afërm i 45-vjeçarit, si bashkëpunëtor i ngushtë i tij.

Sipas disa mediave, shqiptari që drejtonte bandën quhet Edmond Përbashaj.

Edmond Përbashaj

Organizata dyshohet se vepronte në zonat jugore të Atikës dhe përfshihej në zhvatje, zjarrvënie, rrahje, tentativa vrasjeje, trafik droge dhe një incident me armë zjarri që ndodhi në tetor të kaluar në zonën Syngrou.

Hetimi vazhdon, ndërsa policia po analizon me kujdes celularët e të arrestuarve për të zbuluar të gjitha detajet e veprimtarisë së rrjetit.

Njoftimi i Policisë

“Seksioni Kundër Zhvatjes, në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, ka shkatërruar një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin të përfshirë në shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, tentativa vrasjeje dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.

Për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre, në mëngjesin e së hënës, 16 dhjetor 2024, u krye një operacion i koordinuar nga Seksioni Kundër Zhvatjes, në bashkëpunim me grupet operacionale të Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në zona të ndryshme të Atikës juglindore, në Marathona dhe Pangrati

Në kuadër të operacionit, u arrestuan 25 anëtarë të organizatës kriminale, ndërsa në dosjen e çështjes përfshihen gjithashtu kreu i organizatës, i cili është tashmë i burgosur, si dhe 14 anëtarë të tjerë, shumica e të cilëve janë identifikuar. Ata akuzohen, sipas rastit, për krijimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, shpërthime, prodhim dhe mbajtje lëndësh eksplozive dhe djegëse, dëmtim të pronës së huaj, tentativë vrasjeje, rrëmbim dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.

Në dosje përfshihen gjithashtu edhe 39 persona të tjerë, shumica e të cilëve akuzohen për shkelje të ligjeve për narkotikët. Sipas hetimit, duke përdorur materialet e mbledhura dhe analizat laboratorike, rezultoi se anëtarët e organizatës kriminale, të paktën që nga nëntori 2023, kishin një aktivitet të strukturuar dhe të vazhdueshëm duke trafikuar dhe tregtuar lëndë narkotike në zona të ndryshme të Atikës juglindore. Grupi kryesor kryente edhe zjarrvënie dhe vendosje mjetesh eksplozive sipas porosisë.

Modus operandi i organizatës ishte i ndarë në dy grupe: grupi kryesor, që merrej me trafik droge dhe krime të rënda, dhe grupi dytësor, që përqendrohej vetëm në trafik droge në zona si Glyfada, Voula, Vouliagmeni, Alimos dhe të tjera. Anëtarët përdornin masa të rrepta sigurie për të shmangur zbulimin.

Veprime kriminale të dokumentuara

Nga hetimet u zbuluan disa aktivitete të organizatës, si:
Zjarrvënie në një biznes në nëntor 2023 në Marousi.
Vendosje e një mekanizmi eksploziv në qershor 2024 në një banesë në Peristeri.
Rrëmbim dhe dhunim i një personi në gusht 2024 për borxhe financiare.
 Kërcënime ndaj gardianëve të burgut në gusht 2024.
Tentativë vrasjeje në tetor 2024 në Nea Smyrni.
Materiale të sekuestruara
Në bastisjet e kryera, policia sekuestroi:
154,915 euro,
1 kg kokainë,
32,600 gram kanabis,
50 pilula ekstazi,
640 gram MDMA,
16 peshore,
5 armë zjarri dhe municione,
12 makina dhe 9 motoçikleta,
3 orë të shtrenjta,

dhe shumë sende të tjera.

Të arrestuarit, disa prej të cilëve kishin precedentë penalë, u dërguan para Prokurorit. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha aspektet e aktivitetit kriminal të organizatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJERIU FAMËKEQ PAS ARMËVE KIMIKE/ Kush ishte gjenerali i vrarë në mes të Moskës
Previous article NË BURG PËR TRAFIK DROGE/ Rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT