• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA E RRETHOI NË KOSOVË, DUMANI IKU…/ Si e ndihmoi “i forti” i Kukësit të kalonte kufirin disa herë
Home
Breaking News

POLICIA E RRETHOI NË KOSOVË, DUMANI IKU…/ Si e ndihmoi “i forti” i Kukësit të kalonte kufirin disa herë

26 September, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vazhdon të zbërthehet ende para autoriteteve. E teksa Dumani rrëfehet për një sërë krimesh, medat kanë zbuluar se ai ka kaluar disa herë kufirin Kosovë- Shqipëri pa u shqetësuar nga askush.

Nuredini u ndihmua nga një person me inicialet B.G, që konsiderohet si i forti i Kukësit, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në teritorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.

Hetimet e kryera deri në këtë fazë nga prokuroria e posaçme SPAK, kanë zbuluar se B.G, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimi pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit, edhe pse ai ishte në kërkim për disa vrasje.

Madje dhe herën e fundit, kur i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbëritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri, ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi me iniciale B.G. Për këtë fakt SPAK dhe SHÇBA, kanë nisur një hetim për të parë dhe verifikuar, policët e turnit që kanë “mbyllur sytë” në momentin kur përmes pikës kufitare ka kaluar Nuredin Dumani.

Vetë i penduari i drejtësisë e tregon ardhjen me urgjencë në Shqipëri, jo vetëm për faktin se kishte planifikuar të vriste, Elton Kilën ose “Otin e Elbasanit” dhe Talo Çelën, por edhe për shkak se baza e tij ku fshihej në Kosovë ishte zbuluar nga policia. “…pasi u identifikova se ku isha, policia më ka rrethuar pallatin, me qëllim për të bërë arrestimin tim. Unë kam palos flokët, kam ndryshuar pamjen dhe kam dalë direkt nga apartamenti.

Thjesht kam kaluar mes policisë. Ato më panë, por nuk ishin të sigurtë dhe unë vijova, ika…”- ka deklaruar Nuredin Dumani.

Nga aty Dumani është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit, dhe aty ka marë një taksist i cili e ka çuar deri në Morinë. Sërisht i shumëkërkuari, ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër, duke i pohuar se i kishte humbur karta e identitetit dhe a mund ta kalonte në doganë.

Siç tregon Dumani në prokurori taksisti ka rënë dakord dhe ka kaluar pikën kufitare, pa pasur asnjë kontroll. Në këtë moment burime të prokurorisë së posaçme SPA, thonë se Dumani është ndihmuar pikërisht nga B.G, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Sapo ka kaluar kufirin, Dumani i ka shkruar Henrin Hoxhës, që të dilte për ta pritur në Milot, pasi po vinte në këtë zonë me një taksi private ngjyrë të zezë. Takimi mes dy miqve është kryer pikërisht në Milot. Ndërsa më pas së bashku janë larguar në drejtim të Lezhës dhe mandej në zonën e ish-bllokut në Tiranë./oranews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR GOCAT E "FIKSUARA" PAS MODËS/ Këto kombinime i çojnë streçet në tjetër nivel
Previous article FOTOT/ Demokratët mblidhen në Këshillin Kombëtar, Topalli buzagaz me Imamin, nuk mungojnë as...

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT