• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLICIA E KOSOVËS NDËRHYRJE NË MITROVICËN E VERIUT/ Konfiskon mbi 1200 fishekë në Zveçan
Home
Rajon

POLICIA E KOSOVËS NDËRHYRJE NË MITROVICËN E VERIUT/ Konfiskon mbi 1200 fishekë në Zveçan

14 August, 2023 s.autor Rajon

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën ka konfiskuar mbi 1.200 fishekë në fshatin Rudine të Zveçanit.

Zveçani, bashkë me Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, janë komuna të banuara me shumicë serbe në veri të vendit.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se kjo sasi e dyshimtë është konfiskuar nga Njësia e saj për Ndërhyrje të Shpejtë, gjatë patrullimeve në atë zonë.

Më 11 gusht, Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona në Zveçan, të cilët kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë, derisa kjo e fundit ka thënë të ketë qenë duke e luftuar kontrabandën.

Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë atë ditë se i ka konfiskuar tri makina dhe një kamion, dhe se përveç kontrabandës, ka gjetur edhe lëndë narkotike.

Javën e kaluar Policia e ka gjetur në Mitrovicë të Veriut edhe një laborator droge, në të cilin ka pasur pajisje për mihje të kriptovalutave.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta sidomos në maj dhe qershor të këtij viti.

Serbët lokalë e kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Për disa javë, para ndërtesave janë mbajtur protesta çdo ditë, me kërkesë që kryetarët të tërhiqen, bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të angazhuar në atë zonë.

Pas shumë thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për një plan shtensionimi që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja për komunat veriore./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REGJISTRIMI NË KLASË TË PARË DHE TË DHJETË/ Ministrja Kushi publikon datat: Mund të aplikojnë…
Previous article PAMJET/ Aksident në aksin Kuçovë-Kozare, 33-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen

s.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT