• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION/ Sekuestrohet arsenal armësh dhe drogë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim tre të tjerë në Krujë (EMRAT)
Home
Breaking News

POLICIA AKSION/ Sekuestrohet arsenal armësh dhe drogë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim tre të tjerë në Krujë (EMRAT)

22 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një i ri është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Krujë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mehmet Sallaku, ndërsa janë shpallur në kërkim: Saba Sallaku, Andon Sallaku dhe Ali Sallaku, të tre banues në fshatin Shkretë të Krujës.

Sakaq janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Mali i kuq”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Gjithashtu, asgjësohen bimë narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar, në fshatin Shkretë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta katër shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike të gjetura më parë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të rasteve të armëmbajtjes pa leje, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mali i kuq”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit M. S., banues në fshatin Shkretë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. S., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç dhe A. S., 41 vjeç, të tre banues në fshatin Shkretë.

Këta shtetas kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shkretë, në afërsi të banesës së shtetasit M. S. Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara më parë nga Policia.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Një viktimë dhe një i plagosur nga sulmet ruse në Zaporizhzhia
Previous article GODITI ME THIKË BASHKËATDHETARIN NË GREQI/ Arrestohet një nga vëllezërit shqiptarë, i kërkuar edhe për tjetër vrasje

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT