• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia aksion për sigurinë në rrugë, arreston 8 shoferë dhe hiq 72 patenta
Home
Sociale

Policia aksion për sigurinë në rrugë, arreston 8 shoferë dhe hiq 72 patenta

5 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Gjatë 72 orëve të fundit uniformat blu kanë arrestuar të paktën 8 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit. Në një njoftim policia bën me dije se brenda 3 ditëve janë pezulluar 72 leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës

Kontrolle të shumta në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, si dhe në të gjitha rrugët e qytetit, me Radar e Drager, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle të shumta me pika lëvizëse, gjatë fundjavës në të gjitha lagjet e Tiranës, në periferi dhe në autostradë, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta:

5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 73 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 11 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara

• 27 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

• 25 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

• 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 1029 alkool teste, ku ka rezultuar se:
25 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 143 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 861 drejtues mjetesh kanë rezultuar me 0.00 mg/l.

Po gjatë kontrollit me Radar, gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar mjete që qarkullojnë me shpejtësi dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, shpjetësi që ka variuar deri në 213 km/orë dhe në qytet me shpejtësi 122 km/orë.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk përdorin rripin e sigurimit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, që nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit, që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit si dhe siguracion.

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 135 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 167 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 34 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 13 masa administrative për shkelje të semaforit

* 17 masa administrative për mungesë të kontrollit teknik të mjetit

* 11 masa administrative për xhama të errët

* 104 masa administrative për parakalime të gabuara

Si dhe 1137 masa administrative të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 21 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës ,edhe gjatë javës, do vijojë me intensitet punën , në brendësi të lagjeve të qytetit, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve nga parkimet e parregullta, nga bllokimi i rrugëve për autoambulancat dhe zjarrfikëset, për qarkullim të palejuar në korsinë e dedikuar, në autostradë me Radar për shpejtësinë, me Drager gjatë gjithë javës për alkoolin, kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës edhe për rrip sigurimi, përdorim celulari, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, e për çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm atë të parandalimit të aksidenteve rrugore, dhe jo për sasinë e masave administrative.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti plot shkëlqim mbrëmë mes yjeve të Hollivudit (Foto)
Previous article GRABITJA NE FIER/ Autorët në gjyq, rrëfehet ai që vrau fierakun: Unë di që gjërat… (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT