• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË TIRANË/ Fshehën 8 kg kanabis në makinë, arrestohen 2 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË TIRANË/ Fshehën 8 kg kanabis në makinë, arrestohen 2 persona

12 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Following”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë.

Kishin fshehur 8 kg kanabis në automjetin e tyre dhe tentuan të largoheshin kur u lokalizuan nga Policia, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. Ç., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe L. N., 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se këta dy shtetas do të transportonin një sasi kanabisi në zonën e Valiasit në Kamzë, janë vënë në ndjekje të tyre dhe në rrugën “Abdi Toptani”, kanë lokalizuar të ndaluar, automjetin tip “Benz”, në afërsi të të cilit ndodheshin shtetasit N. Ç. dhe L. N. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, këta shtetas kanë tentuar të largohen, por janë kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR KE LINDUR PËR TE JETUAR/ Foshnja 2 muajshe SHPËTOHET pas 6 ditësh nga rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi
Previous article TOKA NUK GJEN QETËSI/ Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij Aktualitet

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

ATENTAT NË MIRËDITË/ Një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve Aktualitet

ATENTAT NË MIRËDITË/ Një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT