• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“POLICËT NË FESTË”/ Menduan që kapën municione, por ishin… 7 pistoleta lodra
Home
Aktualitet
Kronikë

“POLICËT NË FESTË”/ Menduan që kapën municione, por ishin… 7 pistoleta lodra

6 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Për policët çastet kur zbulohen sende të ndaluara dhe të paligjshme janë momente të lumtura. Por ka nga ato aksione që rezultojnë të trishta. I tillë është një nga rezultatet e një pike kontrolli në kryeqytet, kur sapo policët i kanë ngritur tabelën një automjeti, gjatë kontrollit ata panë shtatë pistoleta në bagazh.

Sipas një raport shërbimi që gazeta Si e disponon patrulla që po kontrollonte automjetin tip mercedez ka kërkuar menjëherë në radio përforcime.

Por me gjithë këtë raportim pas këqyrjeve të mjetit nën pronësi të shtetasit B. C përshkrimi e më pas përfundimi i tyre në lodra rrezikon të kthehet në një barsoletë policësh. Efektivët shkruajnë në raport shërbimi “u shkua në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e pistoletave në fjalë ato ngjanin me ato të imitimit të zhurmave si ato që përdoren te lodrat ambulante për të gjuajtur me zara”.

Por policët kanë qenë stoikë dhe përshkruajnë municionet e lodrave për fëmijë “gjithashtu në makinë u gjetën disa krehëra, njëri ndër të cilët me ngjyrë blu dhe me disa zara plastikë brenda. Të gjithë krehrat ngjajnë si ai që mban zara”.

Sidoqoftë edhe pse nga rrëfimi i të dyshuarit është kuptuar se ai zotëron një biznes për fëmijë prej vitesh, policia ka vazhduar detyrën për t’u bindur me prova se nuk ishin para ca lodrave për fëmijë.

Fillimisht rezulton që i dyshuari të jetë shoqëruar në komisariat si i dyshuar ku dhe është marrë në pyetje. B. C sipas një burimi të gazetës Si ka konfirmuar përfshirjen në biznesin e argëtimit të fëmijëve dhe se për momentin këtë aktivitet për shkak të plazhit e ka zhvendosur në plazhin e Shëngjinit.

“Janë pistoleta lodër, dhe punojnë me presion ajri, i kam në bagazh pasi duhet t’i rregulloj, punojnë me gogla plastike – mësohet të ketë thënë i dyshuari që u kap shëtitje në kryeqytet me lodra fëmijësh.

Por për shkak se policia nuk bazohet vetëm në fjalë dhe në çfarë konstatojnë policët me sy, situata është bërë akoma më serioze. Për t’u bindur se këto shtatë pistoleta janë vërtet lodra dhe madje plastike ashtu siç policët i konstatuan, të shtata lodrat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës.

Do të jenë ekspertët balistikë që pasi t’i këqyrin do duhet të shkruajnë çfarë panë policët me sy, dhe çfarë thotë shkenca me vepra. Sidoqoftë, derisa ekspertët të flasin, policët ju besojnë syve të tyre ndaj dhe B. C sipas burimeve e lanë të lirë menjëherë sapo i morën deklaratën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË BRUKSEL/ Bie zjarr në katin e 27 të Kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë (VIDEO)
Previous article EUROPA LEAGUE/ Objektivi i Juventus nuk fal, Wolves në avantazh ndaj Olympiacos (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave Aktualitet

DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro Aktualitet

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT