Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mes të ditës në Tiranë. Një ish-punonjës policie u vra me armë në kryeqytet. Arben Bilali ish polici ka mbetur i plagosur me armë në stacionin fundit të e autobusit të Tiranës së re dhe nderroi jete më pas ne spital.
Shumë oficerë policie janë vënë në shenjestër , ku më I bujshmi ishte atentati që iu bë komisar Dritan Lamajt pranë banesës së tij.
Për këtë vrasje u arrestua Arben Frroku që fillimisht u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të rënda, ndonëse apeli e dënoi me burgim të përjetshëm.
Çfarë ndodhi sot:
Një ish-punonjës policie u vra me armë në kryeqytet. Arben Bilali ish polici ka mbetur i plagosur me armë në stacionin fundit të e autobusit të Tiranës së re dhe nderroi jete ne spital.
AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet e ekzekutimeve të policëve ose drejtues të policisë:
1. Më 2 gusht 2000, Admir Tafili dhe Genci Tafili në vitin 2000 kanë vrarë Kolonel Arben Zyliftarin, që në atë kohë ishte Drejtor i Policisë në Shkodër. Vrasja ndodhi pasi u krye një operacion për kapjen e Bahri Tafilit.
2. Më 30 dhjetor 2000 në Vlorë është vrarë Komisar Ilir Ngresi. Për shkak se hapi disa dosje për krimet e kryera në Berat dhe në Urën Vajgurore, ndaj komisarit u organizua një sulme nga Dritan Zhuka, i cili u vra nga Policia në vitin 2001.
3. Më 6 gusht 2003 vritet në Durrës, Shefi i komisariatit të Fushë-Krujës Gani Malushi u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Shkak i kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja dhe shënjestra ishte shoferi i Gani Malushit. Për vrasjen është dënuar me burgim të përjetshëm Agim Pepa.
4. Më 11 nëntor 2006 vritet në Vlorë Leonora Rama oficere e marinës, nga Armando Zanaj për hakmarrje
5. Më 7 gusht 2009 vriten katër punonjës të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj nga Dritan Dajti.
6. Më 29 gusht të vitit 2010 në aksin rrugor Reç-Koplik vritet në një prit efektivi i Policisë Rrugore Kolë Ndreshaj.
7. Më 13 shtator 2012, shefi i Komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj është qëlluar me një breshëri automatiku. Vrasja e Komisarit ndodhi për faktin se ai ndaloi për kontroll makinën e nipit të Ilir Xhakjës, një personazh të lidhur me botën e krimit.
8. Më 25 shkurt 2013, një ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri është edhe ajo e shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë. Dritan Lamaj u qëllua me breshëri automatiku në makinën që ai po parkonte pranë banesës së tij. Për këtë vrasje u arrestua Arben Frroku që fillimisht u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por Apeli e dënoi me burgim të përjetshëm. Arben Frroku sot është i ndaluar në Holandë dhe priten procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Më 8 prill 2017, atentati ndaj ish-komisarit Artan Cuku. Ai u qëllua pranë banesës së tij në Tiranë. Policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë, për faktin se pasi e ka qëlluar me plumba në trup, vrasësi e ka qëlluar edhe në kokë.
Më 15 gusht 2018, vritet ish oficeri I policies Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij u vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tyre, në sy të fëmijës një vjeç e gjysmë.
Përgatiti: AlpeNews.al










