• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E BREXIT/ Sfidat e Britanisë për daljen nga Bashkimi Evropian
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA E BREXIT/ Sfidat e Britanisë për daljen nga Bashkimi Evropian

30 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Negociatorët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian shprehën pikëpamje të ndryshme të mërkurën mbi gjendjen e daljes së Britanisë nga B.E., pasi ligjvënësit britanikë i dhanë kryeministres Theresa May, atë që ajo e quajti një “mandat”, për të kërkuar ndryshime në marrëveshjen e daljes nga Bashkimi Evropian.

Përmes një sërë votimesh në parlament të martën, partia e kryeministres arriti të sigurojë miratimin e planit të saj për të kërkuar “marrëveshje alternative” për çështjen e kufirit irlandez në kuadër të shkëputjes nga B.E.-ja. Ministri britanik për negocimin e marrëveshjes së shkëputjes, të njohur si “Brexit”, Stephen Barclay, i tha radios BBC në një intervistë të mërkurën, se këto ndryshime do të jenë subjekt i negociatave në ditët e ardhshme.

Por nga ana e B.E.-së, krye-negociatori, Michel Barnier tha se pozicioni i bllokut “është shumë i qartë”. “E vetmja gjë që unë dua të bëj, është të konfirmoj se institucionet e B.E.-së mbeten të bashkuara dhe ne qëndrojmë pas marrëveshjes që kemi negociuar me Britaninë”, u tha Barnier gazetarëve të mërkurën në Bruksel.

Ai tha se presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do ta trajtojë këtë çështje më vonë gjatë ditës. Dy javë më pare, Dhoma e Komunave e parlamentit britanik, e hodhi poshtë projekt-marrëveshjen e kryeministres për daljen nga B.E.-ja, kryesisht për shkak të dispozitës së kufirit irlandez, sipas të cilës kufiri Irlandë – Irlandë e Veriut nuk do të përfshiheshin në Brexit, derisa Britania dhe B.E.-ja të negociojnë një marrëveshje të re tregtare, pas shkëputjes së Britanisë.

Kjo dispozitë do ta mbante Britaninë në një bashkim doganor me B.E.-në për të lejuar një lëvizje të lirë të mallrave midis Irlandës, që është anëtare e B.E.-së dhe Irlandës së Veriut, që është pjesë e Britanisë.

Ata që mbështesin idenë e Brexit thonë se kjo do të thotë se Britania do të vazhdojë t’i nënshtrohet rregullave të B.E.-së, ndërkohë që kjo ishte pikërisht arsyeja pse ata duan që Britania të largohet nga B.E.-ja në radhë të parë.

Pa një marrëveshje të tillë, Britania përballet me një largim “pa marrëveshje”. Drejtori amerikan i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats i tha një komisioni të Kongresit në Uashington të martën se një largim pa marrëveshje, “do të shkaktonte ndërprerje ekonomike, që mund të dobësonin ndjeshëm Britaninë dhe Evropën”.

Udhëheqësit e biznesit janë të shqetësuar se një Brexit pa marrëveshje do të çonte në kaos ekonomik.

Udhëheqësi i opozitës i Partisë Laboriste britanike, Jeremy Corbyn, tha se beson se qeveria do të duhet të vonojë largimin e saj nga B.E.-ja për tre muaj, për të lejuar më shumë negociata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICËT E VRARË NË VITE/ Nga ATENTATI i Tiranës tek Artan Cuku dhe çifti në Shkodër (NGJARJET)
Previous article MIRA KAZHANI/ Seksi yt s’më hyn në xhep

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT