• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO VIJMË K*RVË”/ Prokurorja shqiptare në SHBA përballet me kërcënimet me vdekje: Kam marrë me dhjetëra telefonata dhe sms
Home
Breaking News

“PO VIJMË K*RVË”/ Prokurorja shqiptare në SHBA përballet me kërcënimet me vdekje: Kam marrë me dhjetëra telefonata dhe sms

23 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, pasi thotë se ka marrë me dhjetëra telefonata që e kërcënojnë me vdekje. Bëhet fjalë për prokuroren e Loudoun-it, Buta Biberaj. Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit që i përkasin krahut të djathtë si prokurore emigrante e cila ka shënjestruar babain e një viktime përdhunimi në shkollë.

Ajo është kritikuar edhe nga kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën se Prokuroria e Loudoun-it shënjestroi familjarët e viktimës.

“Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo.

Biberaj pretendon se kërcënimet me vdekje janë shtuar shumë gjatë tre javëve të fundit.

“Kanë bërë deklarata të tilla që të mos shqetësohem për të parë nga mbrapa pasi do të vijnë nga para”, ka thënë ajo.

Prokurorja me origjinë shqiptare beson se telefonuesit kanë qëllim ta vrasin atë. Autoritetet po hetojnë rastin nuk japin të dhëna nëse deri më tani është arrestuar ndonjë person.

Por cila është ngjarja për të cilën është kryqëzuar prokurorja shqiptare?

Bëhet fjalë për arrestimin e babait të një viktime përdhunimi në një shkollë, i cili u vu në pranga gjatë takimit të bordit të institucionit. Por pas një përleshje zyra e sherifit e arrestoi dhe jo prokuroria.

Prokurorja shqiptare ka thënë se policët nuk ishin në dijeni që i arrestuari ishte babai i një viktime përdhunimi kur e arrestuan. Biberaj ka shtuar se zyra e saj nuk kishte për qëllim që të shënjestronte babain, por ka hapur procedimin penal pas referimeve të bëra nga Sherifi. Ajo ka shtuar se çështja e tij është në apel, ndërsa babai ka thënë se do të padisë Qarkun Loudoun.

Biberaj tashmë është e frikësuar për jetën e vet dhe thuhet se po mendon që të punësojë roje privatë. Ajo është goditur shumë nga grupet e djathta. Mediat shkruajnë se Biberaj ka lindur në Malin e Zi. Sipas tyre, ajo është zgjedhur në detyrë pasi George Soros e ka mbështetur atë. Biberaj ka pranuar se gjatë fushatës ka marrë para nga Soros, por ky i fundit “nuk i ka kërkuar asgjë mbrapsht”.

Biberaj ka reaguar ashpër edhe ndaj kandidatit republikan për guvernator.

“Kjo më shqetëson mua, dikush që kandidon për guvernator dhe nuk është i interesuar për sigurinë e komunitetit, por e ndez atë. Kjo duhet ta bëjë atë të papërshtatshëm për të qenë guvernator”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI I PREMIER SHIKON "VDEKJEN ME SY"/ Grabitësit e lidhin dhe e torturojnë me hanxhar në prani të dashurës
Previous article BASHKËPUNIMI NATO-BE/ Peleshi homologëve: Vëmendje më të madhe për Kosovën që është në të drejtën e saj

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT