• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO TRANSPORTONTE 100 KILOGRAM DROGË ME POLICIN GREK/ Shqiptari: Jam informator, mendova se po merrja pjesë në…
Home
Breaking News

PO TRANSPORTONTE 100 KILOGRAM DROGË ME POLICIN GREK/ Shqiptari: Jam informator, mendova se po merrja pjesë në…

20 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqiptari Arben Murto dhe polici që u kapën duke transportuar 100 kg kanabis me makinën e policisë në Igumenicë, janë lënë në burg. Ata kanë dalë ditën e djeshme, 20 mars, para Gjykatës, ku janë njohur me masën arrest me burg.

Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga polici 41-vjeçar Kostantinos Nakos dhe 41-vjeçari shqiptar nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto.
Para trupës gjykuese, Murto është shprehur se besonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë, raporton TCH. Ai ka deklaruar se me Konstantino Nakon ka pasur bashkëpunim nga e kaluara dhe sipas tij në të kaluarën janë identifikuar sasi të mëdha droge dhe trafikantët e saj. Sipas Murtos, ai besonte se të premten e kaluar po merrte pjesë në një operacion të ligjshëm policor për lokalizimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.

Oficeri i policisë Konstantino Nakos, para Gjykatës ka pretenduar se është përdorues kokaine dhe madje prej kohësh. Kjo varësi e çoi atë në transportin e veçantë të një sasie të madhe kokaine. Bazuar në të njëjtat informacione, ai ka kërkuar ekspertizë për të vërtetuar përdorimin e kokainës që pretendon, raporton TCH.

Policia arrestoi edhe oficerin Dimitrio Oikonomou, i cili është lënë në masën detyrim paraqitjeje “garanci pasurore” 8000 euro dhe “ndalim dalje jashtë vendit”. 50-vjeçari ishte duke patrulluar dhe para gjykatës ka thënë se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës dhe lëvizjet e kolegut.

Natën që ata ndanë një shërbim, ai i tha se do të largohej për pak kohë për një punë personale. Ai nuk dyshoi për ndonjë gjë të çuditshme dhe kjo ka qenë arsyeja që ka lënë edhe armën e shërbimit brenda automjetit. Madje ai pretendoi gjithashtu se Nako u largua nga lokali pas një debati verbal me klientë të tjerë aty.

Droga u zbulua më 15 mars, ndërsa shqiptari dhe polici, që u lanë në burg, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por u kapën pasi u përplasën me 3 automjete të parkuara. Pas kontrollit brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis i papërpunuar me peshë totale 102 kilogram e 670 gram.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDIT/ Policia zbardh vrasjen e Gentjan Bejtjes: Kemi arrestuar Ilir Brahimin dhe Edison Haxhiun. Për atentatin u përdor një…
Previous article TAKIMI KOSOVË-SERBI/ Lajçak: Dialogu do të vazhdojë të hënën, liderët do të duhet të merren me marrëveshjen

s.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT