• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO TRANSPORTININ 5 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen në Gjirokastër dy të rinj
Home
Aktualitet
Kronikë

PO TRANSPORTININ 5 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen në Gjirokastër dy të rinj

16 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.

Të rinjtë nga Kamza e Kruja janë kapur në vendin e quajtur ‘’Kthesa e Jorgucatit’’ pasi me mjetet ‘’Audi’’ dhe ‘’Mercedes’’ po transportonin klandestinët.

Bashkë me mjetet janë sekuestruar edhe 2 aparate celularë si dhe 870 euro.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 2”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celularë dhe 870 euro.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. T., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë dhe S. L., 18 vjeç, banues në Krujë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E. T. dhe S. L, të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Audi A3” dhe “Mercedes Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, 2 aparate celularë dhe 870 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA NË ALARM/ Paralajmërimi i ministrit, java e ardhshme pritet të jetë e dhimbshme
Previous article "MOS HARRONI TË ZBATONI MASAT..."/ 6 hapat që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi

s.autor

Postime të ngjashme

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT