• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Po ti Lulzim Basha, a e dhe dorëheqjen kur ishe në vend të Sandër Lleshajt?
Home
Politikë

Po ti Lulzim Basha, a e dhe dorëheqjen kur ishe në vend të Sandër Lleshajt?

9 December, 2020 F.autor Politikë

Pas vrasjes së të riut nga një efektiv i Policisë së Tiranës, Lulzim Basha ka frymëzuar kë ka mundur për ta nxjerrë në shesh. Protesta e së mërkurës në fakt nuk prodhoi asnjë arritje politike të PD-së, përveçse dhunë ndaj policëve që u përballën me militantët apo dëmtime të godinave qeveritare e dekorit të festave.

Në përfundim, kreu i demokratëve ka tentuar ta mbajë gjallë sa më gjatë flakën e protestës. Përmes rrjeteve sociale Basha është shprehur se kryeministri dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të jepnin dorëhejqne pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Për të mos i ngrënë hakun, po e citojmë të plotë: “Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”.

Këto fjalë vijnë pikërisht nga personi që 9 vite më parë, policia e së cilit në cilësinë e ministrit të Brendshëm u mori jetën Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Të katërt me duar në xhepa, kryesisht të filmuar edhe nga kamerat. Vrasje LIVE dhe gjakftohta. Ndërsa paraardhësi i Lleshajt, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shkoi më tej. Për ata që s’e mbajnë mend: Nuk dorëzoi autorët e vrasjeve që ia kërkonte Prokuroria dhe detyroi mjekët e Spitalit Ushtarak t’i mbanin iso këngës së Berishës, se protestuesit u vranë me thika me helm mes njëri-tjetrit.

(JavaNews / a.rada)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ PSG mposht me "MANITA" Basaksehir dhe fiton grupin, Neymar shkruan historinë
Previous article LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Midtjylland-Liverpool. Rezultati 1-1

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT