Ish-kryeministri Sali Berisha i ka sugjeruar sot kryeministrit Rama të ikë vetë e të ikë ditën, duke i kujtuar se “ikja natën nuk dihet se ku të con”.
Në një prononcim për mediat, teksa marshonin drejt selisë së PD-së, Berisha u ka dhënë përgjigje edhe akuzave se po tentojnë të kthejnë vitin 1997.
“Ne po tentojmë tu kthejmë lirinë shqiptarëve dhe rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet se ku përfundon, është e tmerrshme për të”- tha Berisha, duke shtuar se e sotmja ishte një tjetër fitore dhe se revolta ka pushtuar zemrat e mbarë shqiptarëve.



