• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO SHKATËRROJNË GJITHÇKA”/ Zelensky: Situata në Bakhmut po përkeqësohet
Home
Nderkombetare

“PO SHKATËRROJNË GJITHÇKA”/ Zelensky: Situata në Bakhmut po përkeqësohet

28 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Situata në qytetin e Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “gjithmonë e më e vështirë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Forcat ruse janë duke tentuar që ta marrin këtë qytet prej gjashtë muajsh.

“Armiku është duke shkatërruar vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, ka thënë Zelensky.

Disa prej luftimeve më të ashpra në Ukrainë, prej kur Rusia e ka nisur luftën një vit më parë, janë duke u zhvilluar në qytetin e Bahmutit.

Ky qytet ndodhet në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili është nën kontrollin e Rusisë dhe aleatëve të saj separatistë.

Zelensky është shprehur “mirënjohës për secilin ukrainas që në mënyrë heroike ka mbajtur pozicionet” në këtë zonë.

Ai i ka falënderuar aleatët për dërgimin e pajisjeve ushtarake moderne, në mënyrë që Ukraina të mbrohet nga “terrori rus”.

Deklaratat e liderit ukrainas kanë ardhur pasi Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen e ka paralajmëruar Kinën kundër dërgimit të armëve në Rusi.

Përgjatë vizitës në Kiev, Yellen ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë ekonomisë ukrainase me 1.25 miliard dollarë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e Liri Belishovës: Kur po më vdiste vajza 23 vjeçe në spital…
Previous article I SHËRBENTE ERJON ALIBEJT/ GJKKO nis gjykimin e dosjes së ish-shefit të Krimeve, Leonard Palushi

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez Botë

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat Botë

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT