• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHËRBENTE ERJON ALIBEJT/ GJKKO nis gjykimin e dosjes së ish-shefit të Krimeve, Leonard Palushi
Home
Breaking News

I SHËRBENTE ERJON ALIBEJT/ GJKKO nis gjykimin e dosjes së ish-shefit të Krimeve, Leonard Palushi

28 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-shefi i Krimeve të Policisë së Elbasanit bëhet personi i parë që do të dalë në gjyq nga grupi i të arrestuarve pas dëshmisë së dhënë nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani.

Dumani vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë pasi ai u bind se në fakt para tij kishte dëshmuar miku i tij i “armëve” Henrik Hoxha. Kështu, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish efektivit të policisë, Leonard Palushi. GJKKO ka pranuar edhe kërkesën e SPAK për gjykim të shkurtuar për ish efektivin.

Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, “Golden Bullet” në 19 maj të vitit të kaluar. Sipas dosjes së përgatitur nga SPAK, i pandehuri Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt. Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.

PROKURORIA

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal. Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qenë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij. Sipas hetimeve, i pandehuri, Leonard Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni.

Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manhasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

HETIMET PËR “BENZ”-IN

Prokuroria e posaçme SPAK, ra në gjurmët e “Benz C300” me benzinë, që Erjon Alibej ia dhuroi specialistit të hetimit të krimeve të rënda në Elbasan, Leonard Palushi. Dhurimi i këtij “Benz C300”, është bërë në datën 23 qershor 2020, vetëm një muaj para se të vritej në Elbasan, Emiljano Ramazani ose “Ili” dhe pas 7 ditësh vritet Regis Runaj. Këta të dy persona ishin në listën e kundërshtarëve, për t’u spastruar nga Alibej dhe Nuredin Dumani.

Automjeti në foto është dhuruar në këmbim të shërbimeve që Palushi do i jepte Alibej, duke dhënë informacion të gabuar tek eprorët e tij me qëllim futjen në konflikt të hapur mes dy grupeve kriminale. I pari që ka folur për dhurimin e një automjeti, por pa përcaktuar tipin, ka qenë bashkëpunëtori i prokurorisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit në rrëfimin e tij, i ka pohuar prokurorëve se Erjon Alibej, para se të kryenin vrasjen e Ramazanit dhe Runaj, i ka dhënë një makinë Leonard Palushit, në shenjë mirënjohje dhe si vijim të ndihmës që ai do i jepte, për të mbuluar ngjarjet kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO SHKATËRROJNË GJITHÇKA"/ Zelensky: Situata në Bakhmut po përkeqësohet
Previous article DIMRI MBYLLET ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si do të jetë moti sot

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit Aktualitet

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT