• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO RREGULLOJNË TROTUARET NË ISH-BLLOK/ Veliaj i çon drekën punëtorëve: Ju jemi mirënjohës për punën që bëni (VIDEO)
Home
Politikë

PO RREGULLOJNË TROTUARET NË ISH-BLLOK/ Veliaj i çon drekën punëtorëve: Ju jemi mirënjohës për punën që bëni (VIDEO)

23 August, 2020 Delo.autor Politikë

Për të vlerësuar punën që po kryhet në rrugën “Sami Frashëri”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i surprizoi punëtorët, duke iu sjellë drekën në kohën e pushimit.

Ai u shprehu mirënjohjen për qëndrimin në krye të detyrës edhe në këto ditë me temperatura të larta.

“E di që është një periudhë e vështirë sepse jemi në gusht, por këtu ishte e nevojshme ndërhyrja ngaqë është një nga lagjet më të frekuentuara. Edhe kjo punë ngjason me punët e shtëpisë: në fillim bëhet pak rrëmujë, por pastaj shijon gjënë e re. Këtu po bëjmë edhe korsinë e biçikletave, edhe gjithë rrjetin e trotuareve, ndaj jam shpresëplotë që do ecim shpejt”, tha kryebashkiaku.

Ndërkaq, rehabilitimi i trotuareve dhe korsive të biçikletave ka përfunduar në rrugët “Abdyl Frashëri” dhe “Sulejman Delvina”, e me të mbaruar rrugën “Sami Frashëri” do të kalohet në rrugën “Fortuzi”.

“Ju jam shumë mirënjohës! Dua që ta dini se ju vlerësojmë jashtë mase. Njerëzit janë me pushime, por kur të kthehen do të shohin diçka të re në qytet”, tha Veliaj.

Rikualifikimi i trotuareve dhe korsive të biçikletave përfshin punimet nga sheshi “Wilson” deri në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”. Këto punime parashikojnë krijimin e korsive të reja të biçikletave me dy sense, me sinjalistikën përkatëse horizontale dhe vertikale, e kufizuar me birila. Gjithashtu, do të sistemohen ujrat e shiut nga objektet ekzistuese në rrjetin e ri të largimit të ujërave.

Projekti parashikon sistemimin e linjave të internetit dhe pusetat ekzistuese për segmentin e parë, nga sheshi “Wilson” deri te kryqëzimi me rr. “Nikolla Tupe”. Trotuaret do të pajisen edhe me rampa për mundësimin e lëvizjes për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Pizza Taxi 🍕🚴🏻‍♂️Pëfitova pak nga koha e pushimit për t’iu bashkuar, së bashku me Pandin, çunave të palodhur, që këto…

Gepostet von Erion Veliaj am Sonntag, 23. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËHET GATI PADIA PËR NË GJYKATË/ TikTok do të sfidojë urdhërin ekzekutiv të Trump mbi ndalimin në Amerikë
Previous article KORONAVIRUSI/ Pesë të vdekur në 24 orë, 152 raste të reja! Sot dita me numrin më të lartë të të shëruarve

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT