• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO QARKULLOJNË VARIANTE TË NDRYSHME…”/ Apeli i Tritan Kalos: Tre ARSYE pse duhet të vaksinoheni
Home
Sociale

“PO QARKULLOJNË VARIANTE TË NDRYSHME…”/ Apeli i Tritan Kalos: Tre ARSYE pse duhet të vaksinoheni

17 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar për situatën epidemiologjike në Shqipëri, ku pavërisht se numri i të infektuarve ditorë është minimal, jemi të rrezikuar nga variantet e covid.

“Edhe pse numri i të shtruarve në Covid-1 është në minimumin e mundëshëm, edhe pse numri i të testuarve pozitiv për Sars-Cov2/Covid-19 vërtitet po ashtu në shifra minimale, rreziku i infektimit nga variante te ndryshme të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është iminent, sidomos në kushtet e liberalizimit të plotë të hyrjeve në Shqipëri, për t’i dhënë sado pak oksigjen një ekonomie të asfiksuar prej 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19”, shkruan Kalo.

Mjeku bën thirrje për vaksinim të popullatës, ndërsa rendit edhe tre përparësi.

“Në këto kushte kur edhe stina e VERËS sjedh me vete dhjetra e dhjetra infeksione stinore gastro-intestinale ushqimore, infeksione të lëkurës, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, pickime e infektime nga insektet e brejtësit, alergji nga më të ndryshmet, MOS e nënvlerësoni për asnjë dekikë përkujdesin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisin ku jetoni apo pushoni këto javë të këtij “ ferri klimatik” të pa parë…..

Krahas HIGJENËS personale e kolektive, ruajtjen kur dhe ku është e mundshme të distancimit fizik, mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara sidomos nga individët e pa vaksinuar dhe nga të sëmurët me komorbozitete, KURRË mos nënvlerësoni dobiprurjen e VAKSINIMIT kundër Sars-Cov2/Covid-19 sepse u krijon tre përparësi në përballjen me “flamën mbarbotërore” në dallim me mos vaksinimin: 1- ul rrezikun e infektimit, 2- ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit, dhe 3- ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje….

Krahas imunizimit aktiv prej kalimit të zëshëm apo të pazëshëm të infeksionitnga Sars-Cov2, imunizimi aktiv pëmes VAKSINIMIT do ta bëj të mundshme mbritjen e imunizimit të popullatës në atë nivel, sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë ndaj kësaj sëmundje, e cila më pas do jetë pjesë endemike e mozaikut të sëmundjeve të ndryshme që bashkëshoqërojnë njerzimin prej shekujsh…..”

“Të mendojmë dhe të punojmë për çdo ditë për këtë ditë….. DERI ATËHERË, vetkujdesje maksimale sepse asnjë Shqiptar nuku ësht i tepërt këtë botë, përkundrazi”, shkruan Kalo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËMBË TË FRYRA NGA VAPA/ Mënyrat më të mira si ta shmangni
Previous article "TASHMË NJË AKS..."/ Rama publikon PAMJET nga bajpasi i Vlorës: Destinacion i ri për t’u eksploruar

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT