Një 50 vjeçar ëhstë zhdukur pa gjurmë në Dibër. Kanë qenë disa banorë të fshatit Fushë-Alie, të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi A.T , prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.
Disa prej banorëve kanë dekjlaruar se e kanë parë 50 vjeçarin në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi duyke peshkuar. Policia nisi menjëherë kërkimet, por pa rezultat. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.
Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


