• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO PËRPIQEMI TË QETËSOJMË UJRAT”/ Flet kunati i ekstremistit GREK: Bëri budallallëk, mos e…
Home
Breaking News

“PO PËRPIQEMI TË QETËSOJMË UJRAT”/ Flet kunati i ekstremistit GREK: Bëri budallallëk, mos e…

30 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ende është e vështirë për nënën e Kostantinos Kaçifas, 35-vjeçarit nga Bularati, i cili mbeti i vrarë dje në Bularat të Gjirokastrës pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, me tragjedinë që i ka ndodhur.

“Ike në vitet më të bukura trimi im, shpirti im. Nuk do të të shoh më zemra ime. Akoma nuk e besoj. Nuk e duroj dot dhimbjen”, vajtonte ajo dje në njërën nga dhomat e shtëpisë, ku gjithë ditën pati dhjetëra ngushëllime. Familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit janë mbledhur të gjithë që në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e familjes Kaçifas, për t’iu gjendur pranë prindërve dhe motrave.

Këto të fundit jetojnë prej vitesh në Athinë, por kanë mbërritur gjatë natës për t’u qëndruar pranë prindërve dhe për t’i dhënë lamtumirën vëllait të tyre. Nëna dhe as motrat nuk pranuan dje të flisnin për mediat, duke iu kërkuar të qëndronin larg shtëpisë së tyre. Një prej kunetërve të 35-vjeçarit të vrarë, ndërsa arsyetonte me gazetarët se përse nuk pranoheshin brenda ambienteve të shtëpisë, theksoi se veprimi i Konstantinos ishte i pamenduar dhe kërkoi që ngjarja të mos politizohet.

Renea ne bularat

“Mediat shqiptare e greke japin informacione të pavërteta. Djali bëri një budallallëk dhe një ngjarje e tillë nuk ka pse të politizohet. Po përpiqemi të qetësojmë ujërat si në Greqi dhe në Shqipëri. Ka të çmendur nga të dyja palët, kështu që mos t’u japim shkas ekstremistëve. Jemi fqinj dhe gjërat nuk duhet të keqinterpretohen”, u shpreh ai.

Dje situata në Bularat ishte disi më e qetë se e një dite më parë, ku i riu nga ky fshat u vra nga forcat RENEA. Forcat speciale e qëlluan për vdekje 35- vjeçarin, pasi ky i fundit ishte i armatosur dhe qëlloi ndaj tyre në momentin që u rrethua për ta arrestuar. Më herët, ai kishte qëlluar edhe ndaj Policisë së Gjirokastrës, e cila kërkoi përforcime nga Tirana.

“Ishte djalë shumë i mirë. Nuk ka shkaktuar asnjëherë probleme. Ai kujdesej gjithmonë për organizimin e festës, ndihmoi në vënien e flamujve, vizatoi këtu në mur flamurin dhe emrin e fshatit. Dje (ditën e ngjarjes) iku e më pas erdhi më armë. Ishte i sëmurë, apo jo? Nuk di ta them. Ai sigurisht që nuk bëri mirë që mori armë. Por as Policia nuk bëri mirë që e vrau. Nuk e dimë si ka ndodhur.

Ai qëllonte vazhdimisht. Unë me gruan ishim brenda në shtëpi, dolëm kur dëgjuam të shtënat. Ai duhej të dorëzohej. Por të mos vritej djali”, shprehet një banor. B.M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOZZIK TREGON ANËN E TIJ HUMANE/ Ndihmon familjen në vështirësi financiare (FOTO)
Previous article DORËZOHET POCHETINO/ Krenar për paraqitjen, s’mund të krahasohemi me Man City

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË ATHINË/ Kreu kryepolici Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË ATHINË/ Kreu kryepolici Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi! Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi!

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT