• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO NDIQESHIN NGA POLICIA PAS VJEDHJES/ Kush është i riu që vdiq dje në Fushë-Krujë (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

PO NDIQESHIN NGA POLICIA PAS VJEDHJES/ Kush është i riu që vdiq dje në Fushë-Krujë (FOTO)

8 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Fushë-Krujë Kurbin, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Sipas Policisë, makina tip “Audi A3” me të cilën udhëtonin dy të rinjtë në aksin Fushë-Krujë-Kurbin, në afërsi të fshatit Borizanë, doli nga rruga dhe për pasojë drejtuesi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë menjëherë.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që shtetasit, Flogert Vogli dhe Gen Deva, po udhëtonin me makinën që pas hetimeve rezultoi e vjedhur pak kohë më parë në Laç.

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë drejtuesi Flogert Vogli dhe humbi jetën 26-vjeçari, Gen Deva. “Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën FushëKrujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip ‘Audi’, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet G.D., rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit F.V., është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes’, sqaroi Policia.

Burime nga grupi i hetimit që ka në përbërje edhe ekspertë të aksidenteve thanë për gazetën “Panorama” se në rrugën Fushë-Krujë Kurbin, në Borizanë, ku makina tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Dyshohet se viktima dhe i plagosuri kanë qenë në një tentativë grabitje dhe teksa po ndiqeshin nga Policia, janë aksidentuar. Të njëjtat burime thanë se dy të rinjtë nuk i janë bindur Policisë, e cila kishte bërë postbllok, duke u larguar me shpejtësi. Në tentativë për arratisje janë përplasur me bordurën.

Nga hetimet ka rezultuar se makina “Audi A3” me targa “AA 603 IG”, me të cilën po udhëtonin Flogert Vogli dhe 26-vjeçari, Gen Deva, ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit, ngjarje të cilën i zoti mjetit e kishte raportuar edhe në Polici.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur brenda në makinë dy palë targa, maska dhe doreza, të cilat dyshohet se do përdoreshin në grabitjen që kishin planifikuar dy të rinjtë. Krahas aksidentit, policia po heton edhe në lidhje me ndonjë përfshirje në aktivitet kriminal të dy të rinjve. Për të mësuar më shumë, policia pret përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Flogert Voglit, i cili do të merret në pyetje nga hetuesit e ngarkuar për këtë ngjarje./ Panorama

Po ndiqeshin nga policia pas vjedhjes/ Kush është i riu që vdiq

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZYRTARISHT TEZE..."/ Bieta Sulo na prezanton me këtë VIDEO me mbesën e sapo lindur dhe na tregon emrin e veçantë
Previous article "SA TË THELLA I KE PYETJET PËR POPULLIN"/ Rama ironizon Bashën: Eh mër artist, as te dera e SHQUP-it s’të kuptojnë

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT