• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO MEDITOJA”/ I vuri zjarrin tri herë lokalit të Noizyt, gjykata lë në burg kushëririn e këngëtarit! ZBARDHET dëshmia
Home
Breaking News

“PO MEDITOJA”/ I vuri zjarrin tri herë lokalit të Noizyt, gjykata lë në burg kushëririn e këngëtarit! ZBARDHET dëshmia

3 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eraldo Musteqja ankohet se policia e keqtrajtoi gjatë arrestimit në flagrancë, ndërsa akuzohet se i vuri zjarrin tri herë brenda një muaji pronave të këngëtarit Noizy.

Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për Musteqjen, i cili rezulton të jetë edhe kushëriri i reperit. Ndaj 26-vjeçarit Eraldo Musteqja prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Musteqja akuzohet se është autori i dyshuar i vendosjes së zjarrit në lokalin e këngëtarit në Currila të Durrësit mëngjesin e 29 qershorit.

Ai u kap në zonën e Currilave nga punonjësit e policisë, pak pas rënies së zjarrit dhe ka bërë rezistencë ndaj tyre. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua edhe një thikë. Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Sipas tij, ka qenë në zonë pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë. Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit. Pas zjarrit që ra javën e kaluar për herë të dytë në lokalin e tij, reperi deklaroi se kushëriri i tij është besimtar ekstremist dhe kundër alkoolit dhe muzikës që luhet në lokal.

Sipas tij, ky është shkaku i konfliktit mes tyre që çoi në akte ekstreme 26-vjeçarin. Këto mbështeten dhe nga komunikimet mes palëve me mesazhe, ku Musteqja i kërkon të heqë dorë nga droga dhe alkooli, ndërsa i kërkon dhe të shlyejë detyrimin ndaj tij. Një detyrim për të cilin ai nuk ka dhënë shpjegime të tjera deri në këtë fazë të hetimit.

Para gjyqtares së seancës 26-vjeçari dhe mbrojtja e tij kanë kërkuar lirimin, ndërsa prokurori i çështjes lënien e tij “arrest në burg”. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe e la në burg pa afat të riun deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe pamje të kamerave të sigurisë ku shfaqet rezistenca e tij ndaj efektivëve të policisë në çastin e arrestimit./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE E QARTË"/ Shefja e televizionit shtetëror rus pretendon se parashikoi rebelimin e Prigozhin
Previous article DEKRIMINALIZIMI/ Çela: Pengesë vonesa e përgjigjeve nga autoritetet e huaja policore dhe gjyqësore

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT