I pyetur nga Alfred Peza, se a po pastrohen para në Shqipëri, sipërmarrësi Artan Dulaku u shpreh në emisionin “Pjaca në Radar” se kjo mund të ndodhë, por paratë e shqiptarëve janë më të pastrat.
“Në ndërtim edhe pastrohen para, por kjo mund të ndodhë edhe në vende të tjera. Por ngatërrohet fakti që 1 milion shqiptarë kanë paratë më të pastra në botë, por janë të detyruar të bëjnë punë të padeklaruara, në të zezë, dhe i sjellin cash sepse punëdhënësi ashtu ua ka dhënë. Ky qëndrim denigrues është absurd; jo çdo para që hyn në Shqipëri është e pistë. Në asnjë mënyrë nuk duhet trembur ajo popullatë që punon mjaftueshëm. Pallatet bosh janë realitet, ne si kompani kemi pallate bosh”, tha Dulaku.
Një tjetër pike ku u ndal Peza ishte interesi për arkitektët të jenë shqiptarë apo të huaj, Dulaku u shpreh se në disa ndërtime shqiptarët janë më të mirët por kanë nevojë edhe për të huajt.Gjithashtu një problematikë në këtë sektor është edhe krahu I punës, ku të huajt nga Egjipti, Indi po kërkohen në këtë sektor.
“Ne kemi një super klasë arkitektësh; janë të talentuar dhe kanë bërë gjëra të vlefshme. Na duhet ndihma e arkitektëve të huaj; për fat të keq, shqiptarët nuk kanë bërë një marinë, sepse s’kemi përvojë. Për një pallat sporti apo një stadium kemi nevojë për ndihmë dhe nuk është turp, por për një pallat 12-katësh e teprojmë. Problem është krahu i punës; po marrim nga jashtë, nga India, Pakistani dhe Egjipti, sepse janë më produktivë. Tani është koha më e mirë ekonomike e Shqipërisë; gjithkush po flet për Shqipërinë”, tha ai.


