Po Luli, çpati sot që doli kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës?! Apo çështje vape? Do thoni ju si ka mundësi? Po ja, lexojeni vetë po nuk më besuat mua.
Në statusin e tij në facebook, Luli tha:
“Detyra më e madhe (e opozitës së rrugës), prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.” Bukur.
Të vetmit politikanë që janë ende në lojë nga dhjetori 1990 e deri më sot, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Vetëm ikja e tyre, i jep fund tranzicionit nga komunzmi, në demokracinë funksionale të një Shqipërie europiane.
A thua ta ketë patur për këtë?! Apo dikush ia ka thënë gabim që ta fusin në sherr me dy udhëheqësit e vërtetë të opozitës…
/Marrë nga Alfred Pez@ blogu personal


