• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO LUANIN NË PISHINË/ Mbytet dadoja 50-vjeçare, në gjendje të rëndë vogëlushja 2 vjeçe
Home
Jetë

PO LUANIN NË PISHINË/ Mbytet dadoja 50-vjeçare, në gjendje të rëndë vogëlushja 2 vjeçe

1 July, 2022 s.autor Jetë

Hera e fundit që ato u panë, ishte teksa po luanin me ujë. Megjithatë, pas disa minutash, të dyja ishin me kokë poshtë brenda pishinës së madhe të shtëpisë.

Kjo ishte panorama para ngjarjes së rëndë të ndodhur në kopshtin e një vile në Bolonja të Italisë, ku humbi jetën një 50-vjeçare me origjinë filipineze që punonte si dado.

Dadoja dhe vajza 2 vjeçe për të cilën kujdesej po qëndronin pranë pishinës për t’u freskuar, por papritur, ndoshta për shkak të një sëmundjeje, gruaja humbi ndjenjat dhe ra në ujë, duke tërhequr edhe vogëlushen pas vetes.

Një hipotezë tjetër është se fëmija ka rrëshqitur duke luajtur dhe dadoja në përpjekje për ta shpëtuar është mbytur.

Gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa fëmija është ende gjallë por në gjendje shumë të rëndë. Ajo kishte kohë që kujdesej për vajzën e vogël dhe atë ditë kishin vendosur të luanin me ujin e pishinës në via dei Sabbioni, në kopshtin e vilës së gjyshërve të vogëlushes.

Për arsye që ende nuk janë konstatuar të dy ishin me shenja jete nën ujë për disa kohë, derisa 50-vjeçares u ra të fikët. Gruaja u gjet duke pluskuar dhe foshnja me kokë poshtë nga pjesëtarët e tjerë të stafit të brendshëm që ndodheshin në shtëpi dhe thirrën menjëherë policinë.

Personeli shëndetësor ka bërë të pamundurën për t’i reanimuar në vend dhe për t’i dërguar me urgjencë në spital. Kur zemra nisi t’i rrihte sërish, vajza u dërgua në urgjencën pediatrike të Sant’Orsola në Bolonja, ku ndodhet ende e shtruar në terapi intensive, me një prognozë të rezervuar.

Nga ana tjetër, dado mbërriti në rrezik për jetën në spitalin Maggiore dhe pas një shtrimi të shkurtër në terapi intensive ajo ndërroi jetë, si nga pasojat e sëmundjes që e goditi edhe nga mbytja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASEN DY MAKINA NË MES TË RRUGËS/ Aksidenti shkakton radhë të gjata në qarkullim! Shikoni si kanë përfunduar mjetet (FOTOT)
Previous article MATURA 2022/ Publikohen datat e tre raundeve të regjistrimit në universitete

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT