• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO LINDIN MË PAK EUROPIANË/ Plani i Italisë për të nxitur lindjet dhe strategjitë e vendeve të tjera
Home
Europë

PO LINDIN MË PAK EUROPIANË/ Plani i Italisë për të nxitur lindjet dhe strategjitë e vendeve të tjera

2 November, 2018 F.autor Europë, Nderkombetare

Italia do t’u japë tokë familjeve që sjellin në jetë një fëmijë të tretë, një strategji kjo për të rritur numrin e lindjeve. Plani i iniciuar nga partia e djathtë, Lega, është pjesë e draftbuxhetit të qeverisë për vitin e ardhshëm. Italia ka numrin më të ulët të lindjeve në Bashkimin Europian. Sipas Eurostatit, që prej vitit 2010, lindjet kanë shënuar vetëm rënie në Itali.

Sipërfaqet e tokës në pronësi të shtetit do t’u jepen prindërve që sjellin në jetë fëmijë në periudhën 2019-2021. Teknikisht, toka do t’u jepet pa qira për një periudhë 20-vjeçare, por ende nuk është plotësisht e qartë se kush përfiton nga ky propozim. Lorenzo Fontana, ministri për Familjen dhe Personat me Aftësi të Kufizuara, thotë se nga kjo ofertë e shtetit duhet të përfitojnë vetëm çiftet e martuara dhe jo ata që thjesht bashkëjetojnë.

Nxitja e lindjeve në vendet e tjera të Europës  

Polonia

Qeveria e Polonisë ka investuar rreth 700 mijë euro në një fushatë publicitare që i nxit qytetarët të “shtohen si lepujt”. Një video 30-sekondëshe tregon një grup lepujsh që hanë karota, ndërsa një tjetër tregon sekretet për të shtuar numrin e pasardhësve: stërvitje, jetesë e shëndetshme dhe shmangie e stresit.

Rusia

Në vitin 2006, Vladimir Putin tha se Rusia po përballej me një nga sfidat më serioze: krizën demografike. Një prej rajoneve të Rusisë, për të gjetur zgjidhje në lidhje me këtë problem, krijoi një festë të posaçme, duke u dhënë kështu çifteve kohë për fëmijë. Çdo 12 shtator, në Ulyanovsk, vendlindja e Leninit, festohej Dita e Ngjizjes. Nëse një çift sillte në jetë një fëmijë fiks 9 muaj pas kësaj dite, shpërblehej me çmim. Meshkujve u jepeshin pajisje sportive, ndërsa femrave elektroshtëpiake.

Finlanda

Finlanda ishte e para që prezantoi “kutinë e bebes”, në vitin 1938. Shteti u mundësonte nënave të reja një kuti plot me rroba dhe produkte të nevojshme për beben. Në fillesat e saj, kjo ide përfshinte një kuti, që përdorej si krevat, pasi familjet e varfra të Finlandës së pasluftës nuk kishin një vend ku ta vinin beben të flinte.

Danimarka

Një agjenci udhëtimesh në Danimarkë, Spies Travel, ishte e para që përdori patriotizmin për të nxitur çiftet të bënin fëmijë. Videoja që u bë virale në vitin 2014, me titull “Do it for Denmark”, synonte të ndihmonte qeverinë të gjente një zgjidhje për rënien e numrit të lindjeve. Kjo u pasua nga një tjetër video e ngjashme “Do it for Mom”, e cila nxiste gjyshërit të ndihmojnë djemtë dhe vajzat e tyre të gjenin kohë për intimitet.

Spanja

Spanja u përpoq ta luftonte rënien e numrit të lindjeve me një strategji tjetër vitin e shkuar. Edelmira Barriera Diz, një eksperte e çështjeve demografike dhe deputete në Parlament, iu caktua detyra e ministres së seksit, që ka për qëllim të gjejë format për t’i nxitur spanjollët të riprodhohen. Kjo u pa si e domosdoshme që pas vitit 2014, kur për herë të parë që prej vitit 1941, numri i vdekjeve e kaloi numrin e lindjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU TETË KUSHËRINJTË/ Monstra i Selenicës refuzohet edhe nga të dënuarit, kërkon që...
Previous article SPARTAK NGJELA/ Ç'është ky turp që ka pllakosur këtë shoqëri nga ky shtet?

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut Botë

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT