• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO JU E KENI DITUR? Ja pse zemra nuk preket nga kanceri
Home
Shëndet

PO JU E KENI DITUR? Ja pse zemra nuk preket nga kanceri

24 March, 2023 shqipe.autor Shëndet

Kanceri është një nga sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë në botë.

Të dhëna e autoriteteve zyrtare tregojnë se në vendin tonë çdo vit regjistrohen rreth 5500 raste të reja me këtë sëmundje. Numër më të lartë të të prekurve shënojnë kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se numri i meshkujve të prekur nga kanceri është 4 herë më i lartë se i femrave.

Kjo sëmundje prek shumë organe në trup: gjirin, mushkëritë, kokën, lëkurën, zorrën e trashë veshkat por shumë rrallë zemrën.

Përse zemra nuk preket aq lehtë nga kanceri

Ekspertët shpjegojnë se ndonëse zemra mund të rrezikohet nga kanceri, qelizat tumorale janë rëndom beninje pra jo vdekjeprurëse. Që të kuptoni më qartë arsyet përse zemra ka këtë mburojë nga kjo sëmundje, duhet të mësoni më parë si funksionojnë qelizat.

Çdo qelizë e trupit ka potencialin për tu bërë e keqe ose kancerogjene. Kjo sëmundje buron pikërisht nga mutacioni i ADN-së së qelizës. Përpara se një qelizë kancerogjene të bëhet vdekjeprurëse ajo i nënshtrohet një sërë mutacionesh. Shumica prej tyre ndodhin kur qeliza ndahet në dysh dhe riformon ADN-në e saj.

E vetmja mënyrë që qeliza të kalojë në mutacion është të ndahet e të shumohet. Qelizat e zemrës nga ana tjetër nuk replikohen dhe formojnë qeliza të reja përveç se në rastet e ndonjë lëndimi. Duke qenë se qelizat e zemrës nuk ndahen, gjasat për mutacion janë tepër të vogla. Le t’i hedhim një sy mënyrës si formohen tumoret e gjirit, zorrës së trashë e lëkurës.

Shumica e qelizave zëvendësohen me të reja gjatë gjithë kohës. Indet e gjirit për shembull ndikohen gjithë kohës nga hormonet, shtresat e zorrës së trashë zëvendësohen gjithë kohës, e njëjta gjë vlen edhe për lëkurën. Duke qenë se qelizat kalojnë në mutacion gjithë kohës, kjo është arsyeja që këto sëmundje janë më të përhapura. Krejt ndryshe është zemra, e cila nuk është e ekspozuar ndaj kancerogjenëve të jashtëm e atyre të brendshëm, por vetëm qelizave në gjak të cilat nuk kalojnë në mutacion

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SATELITËT SHQIPTARË NË HAPSIRË/ Të dhënat mund të ndahen edhe me kompanitë private
Previous article HETIMET NDAJ ARBEN AHMETAJT/ SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së tij në Palasë

shqipe.autor

Postime të ngjashme

JENI GJITHMONË TË STRESUAR? Këto ushqime do ju ndihmojnë të qetësoheni Shëndet

JENI GJITHMONË TË STRESUAR? Këto ushqime do ju ndihmojnë të qetësoheni

DUHET TI PINI PATJETËR/ 4 'super pijet' e frutave që do të bëjnë mrekulli në organizmin tuaj! Shëndet

DUHET TI PINI PATJETËR/ 4 'super pijet' e frutave që do të bëjnë mrekulli në organizmin tuaj!

"MË PAK KRIPË QË..."/ Mos i thoni kurrë ‘Jo’ një fetë bukë në mëngjes! Shëndet

"MË PAK KRIPË QË..."/ Mos i thoni kurrë ‘Jo’ një fetë bukë në mëngjes!

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT