Gjatë një patrullimi në “Via Vicenza” policia e Trento ka parë dy të rinj tek zvarritesh për t’u ngjitur në katin e dytë të një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotëm, rreth orës 03:30 minuta.
Me të pikasur dy të rinjta policia i ka lejuar të “zhvillonin” aktivitetin e tyre duke i pritur që te zbrisnin për t’i arrestur.
Në pranga kanë rënë një 20-vjeçar shqiptar dhe një shtetas rumun.
Mësohet se gjatë momentit të rrestimit dy të rinjtë kanë kundërshtuar policinë duke u përpjekur të largoheshin.
Pas verifikimeve të kryera rezulton se 20-vjeçari shqiptar ka precenentë të mëparshëm penalë në vjedhje.
Në cilësinë e provës material u është sekuestrauar një një kacavidë dhe disa hapëse të dritareve.


