• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Po e shikoj se nuk kanë gjë në vijë”/ Vuçiç reagon: Prishtina zyrtare zgjodhi heshtjen për kufijtë
Home
Rajon

“Po e shikoj se nuk kanë gjë në vijë”/ Vuçiç reagon: Prishtina zyrtare zgjodhi heshtjen për kufijtë

5 September, 2018 g.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se bazuar në deklaratat e krerëve të shtetit të Kosovës, nuk pret që në takimin e 7 shtatorit në Bruksel të diskutohet ndonjë gjë thelbësore.

“Po e shoh se zyrtarët nga Kosova nuk dëshirojnë të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe, as për veriun, as për Gazivodën”, ka thënë Vuçiç, raporton tanjug.

“Unë mendoj se ata nuk dëshirojnë që të flasin për ndonjë gjë thelbësore”, ka vazhduar presidenti serb i pyetur se si i komenton deklarimet e fundit të Thaçit dhe Haradinajt.

Por ndryshe janë pritjet e Brukselit për këtë takim ndërmjet dy presidentëve. Komisioneri Johanes Hahn ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet deri në fund të këtij viti, ose më së largu deri në Maj të vitit 2019. Kujtojmë se të martën koalicioni qeverisës në një seancë që është shtyrë disa herë radhazi si pasojë e mungesës së kuorumit dhe kushtëzimit të deputetëve të Listës Serbe, ka venë në rend të ditës votimin e një grupit të unitetit për dialogun me Serbinë, që do të udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

Këtë nismë sot e ka mbështetur edhe Thaçi, i cili ka thënë se do të bashkëpunojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Seanca e koalicionit qeverisës është thirrur si kundërpërgjigje ndaj seancës së thirrur nga opozita ku pritet të miratohet një rezolutë që ia ndalon Thaçit të debatoj për kufijtë në dialogu e Brukselit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS/ Balla: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha
Previous article "Bar do hamë, dhe dorën s'do e shtrijmë"/ Kur "xhaxhi" Enver nxirrte në aksione skllavëruese shqiptarët

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT