Replika te shumta mes kryeministrit Edi Rama dhe ndjekesve te tij ne rrjetin social Facebook.
Pas fotoalbumit te ceremonisë çelëse të shfaqjes treditore të Yllit të Mëngjesit në Pallatin e Kongreseve qe Rama postoi ne faqen e tij ne FB, kane vershuar komentet. Shume e kritikojne Ramen se po merret me fukarenjte, se nuk po jepet ende drejtesi per 21 janarin, se drejtesia vazhdon te jete e korruptuar e me radhe. Rama i ka dhene nga nje pergjigje secilit.
Replikat
Komentuesi: Me duket se po e felliq fare
Zer mend se un kam votu per PS me gjith fare e fis
Por ti po e qelb fare dita dites
Reforma e ujit
E paguajne fukarenjt
Dhe ata qe mbajne familjen me 1 rroge shteti
Se bizneset dhe te pasurit as gure ste japin
Ndaj mos u merr me fukarenjt qe jetojne me 1 rroge shteti
Rama: jo perralla e marrjes me fukarane eshte pjelle e fukarallekut mendor ti Rikard, sepse dritat e ujin i paguajne edhe te pasur edhe fukarenj, edhe familje jo ne nevoje edhe familje ne nevoje, edhe ministra edhe pensioniste e invalide! Ata qe s’paguanin dritat e qe s’paguajne ujin nuk jane fukarenj po jane nje pjese e ketij mileti qe nuk respektojne ligjin e jetojne ne kurriz te pjeses tjeter. Dhe sa per dijenine tende per fukarenjte qeveria subvencionon edhe nje pjese te fatures se dritave edhe te fatures se ujit. Keshtu qe kete perralle te fukarallekut mendor lere ta tregoje Luli per propagande po mos jo ti qe s’ke arsye propagandistike dhe. Fute mire ne koke, nuk kurohet varferia e trasheguar pa u sheruar semundja e trasheguar e mosrspektimit te ligjit dhe edhe fukara edhe me rroge shteti nuk ka!
Komentuesi: Ju mirë e keni teorikisht zoti kryeministër,sepse në të gjithë botën detyrimet paguhen njësoj për të gjithë,por në rastet kur një familje ka të ardhura të pakta ndihmohet nga shteti!ndërkohë që niveli ekonomik i familjeve shqiptare është shum i ulët ,ndihma është pothuajse zero!!Shko dhe paguaj në fund të muajit…?!Flm
Rama: zero? 16 milione USD ne vit per subvencionim e pjeses se shtuar te fatures (pas heqjes se fashes 300kv) per te varferit! Dhe nje pyetje e vjeter: Si shpjegohet qe paguesit me te rregullt te energjise ne kohen me te zeze ishin pensionistet dhe invalidet? Jane me te pasur apo me respektues ndaj ligjit? Apo jane frikacake kurse trim eshte ai qe vjedh? Shendet
Komentuesi: A mund te japesh nje shpjegim (jo vetem mua por te gjithe Shqiptareve)per faktin qe,si ka mundesi qe investiret e ARMO ikin e len 60 milion euro taksa tatime rroga pa paguar?Ku eshte kontrolli i shtetit?Per cfar jeni votuar ju bashk me gjith tepsi e kazan?E di qe do e fshish kt koment….se ske pergjigje dhe te intereson reklama.
Rama: Nuk kam pse e fshij dhe mesoje ti pa emer e pa mbiemer qe ketu fshihen nga Roja i Etikes se faqes vetem komentet me permbajtje vulgare! Kjo shifra 60 milione eshte pjelle e fantazise dhe nuk ekziston, ndersa problematika e Armos eshte shpjeguar me shume se sa nje here. Punetoret nuk jane paguar kur rafineria nuk ka punuar dhe ne kemi bere cmos qe ajo te jete ne pune e punetoret te paguhen, duke nxitur investitore qe te marrin persiper riperteritjen e saj. Por nevoja per investime aty eshte shume e larte dhe deri me sot kush eshte perfshire ka konstatuar se behet fjale per volume te pamundura financimi e eshte terhequr. Ama mos harroni qe behet fjale per nje ndermarrje te privatizuar me kohe e me vakt, ne pronesi te bankave, ku shteti s’ka rol vendimmarres e ku kemi ngurruar vijimesisht te veprojme drastikisht per te mos lene punetoret pa pune. Sidoqofte ka hyre ne fuqi tanime skema e pageses se papunesise deri kur te mund te rihapet drita jeshile per venien ne pune te rafinerise. Edhe dicka: Eshte shume bajate dhe tejet e trashe kjo teoria reklama reklama, mos e perdor kur perdor emrin tend te pakten
Komentuesi: Edhe un te k votu me far e fis .te kam shkru nja 15 her me ndihmo ti regjistoj femijet ne gjendjen civile te lutem .
Rama: shqiperiaqeduam.al
Komentuesi: u kpute me skenderbeun erdh 21 janari e po hiken 😶 perseri ne heshtje
Rama: Reforma ne drejtesi nuk eshte heshtje, eshte termet qe ka nisur po s’ia paske degjuar kercitjet akoma ti Astrit


