• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO BËNIM XHIRO ME MAKINË”/ Shokët e Aldi Ramës flasin për ditën kur u vra polici Saimir Hoxha: Nuk ishim në dijeni…
Home
Aktualitet
Kronikë

“PO BËNIM XHIRO ME MAKINË”/ Shokët e Aldi Ramës flasin për ditën kur u vra polici Saimir Hoxha: Nuk ishim në dijeni…

30 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në dëshminë e tyre para prokurorëve, dy të rinjtë që ishin në automjet me Aldi Ramën, Kristjan Sherri dhe Armando Marku, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni se shoku i tyre ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nëse ai kishte me vete armë zjarri.

Ata kanë thënë se shoqëroheshin shpeshherë më 21- vjeçarin, ndërsa ditën e ngjarjes kanë udhëtuar, për të bërë xhiro me makinë në zonën e Vainit.

Kristjan Sherri dhe Armando Marku janë vënë në pranga nga Policia dhe ndaj tyre është ngritur akuza për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit”, ndërsa brenda 48 orëve pritet të dalin për gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vazhdon hetimin për të verifikuar lidhjen e autorëve të arrestuar me miniparcelën e asgjësuar nga ana e Policisë.

Policia e Shtetit njoftoi dje se Aldi Rama, 21 vjeç, banues në Lezhë, lagja “Skenderbeg”, ishte i dënuar më parë me vendimin nr. 53-2019- 708, datë 04.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, (arrestuar më datë 29.07.2018 dhe liruar me kusht më datë 04.03.2019).

“Gjithashtu ky shtetas rezulton të jetë arrestuar më datë 20.10.2020, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa, ku me vendimin 261, datë 22.10.2020, të Gjykatës së Rrethit Lezhë, është caktuar masa e sigurimit personal ‘Arrest me burg’. Me vendimin nr. 375, datë 06.05.2021, Gjykata e Rrethit Lezhë, ka vendosur shuarjen e masës së sigurimit ‘Arrest me burg’ dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’.

Ky shtetas ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës, Tiranë, në orën 05:35 minuta të mëngjesit të së mërkurës. Nga grupi hetimor edhe aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për kryerjen e autopsisë dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtij personi”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA IME..."/ Berlusconi në lidhje me deputeten e partisë së vet, 54 vjet më e re (FOTOT)
Previous article FISKALIZIMI/ Ibrahimaj: Bizneset e detyruara të lëshojnë faturë, një administratë tatimore do të zbresë në terren...

s.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në...

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO) Aktualitet

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO)

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT