• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO BËJ GATI DOKUMENTAT PËR T’U FUTUR NË TENDER”/ SPAK “zbërthen” celularin e Evis Berberit
Home
Breaking News

“PO BËJ GATI DOKUMENTAT PËR T’U FUTUR NË TENDER”/ SPAK “zbërthen” celularin e Evis Berberit

15 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Evis Berberi, kreu i ARRSH-së i arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash doli sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë bashkë dy personat që janë arrestuar si bashkëpunëtorë të tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Por seanca e ditës së sotme u shty pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore. Për këtë arsye seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet nesër në orën 12:00.

SPAK ka sekuestruar celularin e Berberit gjatë hetimeve ku ka zbuluar të gjitha komunikimet mes tij, Begajt, Lamit dhe Brunilda Bulit.

Këto komunikime janë kryer kur ai ishte në krye të Agjencisë së Eficencës së Energjisë dhe ARRSH-së.

Në një nga bisedat Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi.

Ndërkohë Ervis Lami i shkuan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me coronavirusin? Më nis një foto, po bëj gati dokumentet për t’u fut në tender, po bëj kontratën.

SPAK beson se me anë të dy kompanive private të administruara së bashku, ligjërisht dhe indirekt, të arrestuarit për këtë çështje vunë në jetë skemën korruptive dhe të pastrimit të parave.

Në një njoftim zyrtar Prokuroria tha se i arrestuari Valter Begaj, administrator i kompanisë Net Group SHPK, përfitoi 3 tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë me vlerë totale 137.4 milionë Lekë dhe 3 tendera të tjerë, me vlerë 101.8 milionë Lekë, kur ai drejtonte ARRSH-n.

Për fitimin e këtyre tenderave, kjo kompani rezulton se i ka kaluar në rrugë bankare mbi 223 milionë Lekë kompanisë tjetër DAAM SHPK, për të cilën SPAK thotë se ishte në zotërim indirekt nga Evis Berberi, por administrohej nga i arrestuari tjetër Ervis Lami me bashkëortak Valter Begajn.

Hetuesit dyshojnë se këto vlera monetare janë investuar në pasuri të paluajtshme të blera nga kompania DAAM SHPK, duke çuar kështu në tjetërsimin e tyre me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga korrupsioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET FUSHË-KRUJA/ Ekzekutohet me armë zjarri në oborrin e banesës, Gentjan Bejtja
Previous article "VRANË TË ATIN NË SHËNVLASH DHE KANË NJË NDJENJË TRIUMFALIZMI"/ Eksperti: Vajza nuk do shkruante poezitë e Naim Frashërit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT