• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO BASHA Ç’PATI? I kthehet gazetares: Televizioni juaj ngjan me një motorskaf DROGE
Home
Shqipëri

PO BASHA Ç’PATI? I kthehet gazetares: Televizioni juaj ngjan me një motorskaf DROGE

12 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha iu kundërpërgjigj flakë për flakë gazetares që e paralelizoi rastin Astrit Veliajt me atë të Arben Ndokës, si dy emrat që hyjnë në parlament duke nxjerrë jashtë listës dy kandidate femra, njëri në Berat e tjetri në Lezhë.

I pyetur fillimisht nga gazetarët se përse po tërhiqen kandidatet për deputete, Basha ia la këtë “vullnetit të lirë” të tyre.

“Astrit Veliaj është numri dy në listën e Beratit. Partia Demokratike për shkak të kuotave gjinore… e vendos KQZ kush do e marri mandatin dhe kjo është çështje vullneti personal” tha Basha.

Por gazetarja e Vizion Plus kërkoi nga Basha një qëndrim, nëse ajo që po ndodh me kandidatet e listës së PD në Berat, ngjan me kandidatet e PS në Lezhë, që u tërhoqën për t’i hapur rrugë mandatit të Arben Ndokës.

“A rrezikojmë të jemi në të njëjtin rast si me rastin e Lezhës kur u tërhoqën dy kandidate nga lista?” ishte pyetja e gazetares së Vizion Plus.

“Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan televizioni juaj me një motorskaf droge. Se Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet kushdo qoftë deputeti i ardhshëm” ishte përgjigjia e Bashës.

Me këtë reagim Basha duket se në fakt i bën bisht pyetjes së gazetares, qoftë përmes fjalorit intimidues, qoftë përmes fokusimit tek e shkuara kriminale e Arben Ndokës. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit Eduart Halimi nga grupi parlamentar i PD, mandati duhej t’i kalonte nje prej kandidateve femra, por si Juvina Vani, ashtu edhe Monika Qosja nuk pranuan të hyjnë në parlament duke i hapur rrugë biznesmenit Veliaj.

Analogjia mes rastit të Astrit Veliajt dhe Arben Ndokës qëndron tek keqpërdorimi kandidateve femra nga selitë qëndrore.

Së pari, del qartë se ligji që garanton kuotat gjinore në parlament është miratuar sa për sy e faqe, si nga Rama ashtu edhe nga Basha.

Së dyti, pretekstet që japin kandidatet femra për t’u tërhequr, lënë hapësira për dyshime mbi mënyrat okulte me të cilat këto deputete “binden” për t’i hapur rrugë futjes në parlament të të fuqishmëve, qofshin këta të fortë me pistoletë në brez apo biznesmenë me xhepat plot me para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Izet Haxhia rrëfen: Minat me telekomandë që vranë Haklajt, ishin për politikanin shqiptar
Previous article VIDEO/ Çfarë po ndodh?! Dembele u dëmtua sërish

F.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT