• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLUMBI I ARTË”/ Kambisti i grabitur Xhemal Liçi: Më qëlluan 4 herë, vëllai i Talo Çelës vinte herë pas here në dyqan e më pyeste a dija gjë
Home
Aktualitet
Kronikë

“PLUMBI I ARTË”/ Kambisti i grabitur Xhemal Liçi: Më qëlluan 4 herë, vëllai i Talo Çelës vinte herë pas here në dyqan e më pyeste a dija gjë

4 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Xhemal Liçit, kambistit të grabitur dhe qëlluar me armë nga i penduari, Nuredin Dumani.

“Jam pyetur më herët në prokurori për ngjarjen e 19 dhjetorit 2012. Merresha me këmbim valute. Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. 

Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 mln të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pashë që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha më tej se personat me pas morën paratë, ndërsa ai humbi ndjenjat.

“Personat që më sulmuan ishin me kapuçë. Ishin me uniforma doku blu, si policia, si ato të ndërhyrjes së shpejtë. 

Unë konstatova një makinë aty afër kur dola, por ishte me xhama të zinj dhe me vesë mbi xhama. Kur ndodhi ngjarja nuk kisha ndonjë person konkret të dyshuar”, u shpreh Liçi.

Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.

“Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan”.

Dëshmitari rrëfeu se nuk e njihte Talo Çelën, por se e kishte parë në TV.

“Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RAMA SI ENVERI, FSHEH..."/ Berisha: Kryeministri dhe Balluku të zbërthyer nga bisedat, foto dhe dokumentet në telefonin e Evis Berberit
Previous article KUVEND/ Ankimi në GJK për pezullimin e Ballukut, Peleshi rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT