SPAK iu drejtua me një kërkesë GJKKO-së për të zhvilluar procesin për Nuredin Dumanin dhe të pandehurit e tjerë në lidhje me dosjen “Plumbi i artë” me dyer të mbyllura, e cila u miratua nga gjykata.
Kjo kërkesa ka shkaktuar pakënaqësi tek të pandehurit, të cilët kanë kundërshtuar me pretekstin se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se gaztearët duhet të qëndrojnë në seancë.
“Dua që fjala ime të jetë transparente. Seanca të jetë me dyer të hapura, media të jetë prezente në sallë.”, ka thënë ai.
Avokatët argumentojnë se media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dhënë më shume se gjysmën e dëshmisë.
Pas miratimit të kërkesës nga gjykata e posaçme, të pandehurit kanë braktisur sallën.


