Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur pak orë më parë ndaj 54-vjeçarit Agron Puka në fshatin Rrilë të Lezhës.
Duket se kanë qenë tre autorët të cilët kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë, duke qëlluar mbi 54-vjeçarin.
Plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor, por se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


