Të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë natës së të dielës në drejtim të një banese në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Nga të shtënat, raportohet se nuk ka persona të lënduar.
“E.A. 21 vjeç, ka kallëzuar dje se gjatë natës është qëlluar me armë në drejtim të banesës së tij, pa pasoja në njerëz”, bënë me dije burme zyrtare.
Dyshimet e grupit hetimor janë se keqbërësit kanë pasur qëllim ta paralajmëronin ‘shënjestrën’. Ndërkaq, një hetim ka nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e arrestimin e autorëve.



