• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLUMB KOKËS KUZHINIERIT TË MENSËS/ Kush është SHQIPTARI që vdiq sot? Në punë erdhi si çdo ditë
Home
Breaking News

PLUMB KOKËS KUZHINIERIT TË MENSËS/ Kush është SHQIPTARI që vdiq sot? Në punë erdhi si çdo ditë

4 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndonëse është institucioni më i lartë i sigurisë në vend, brenda objektit të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës sot ndodhi një vrasje. Pjesëtari i sigurimit në AKI-i, Valon Ibërdemaj dyshohet se gjuajti me armë drejt kryekuzhinierit në bufenë e AKI-së, Isa Sejdiut duke e lënë pa shenja jete këtë të fundit. Viktima ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’u rezistojë plagëve të marra. Ndërkohë që në AKI, kanë deklaruar se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e saj.

Isa Sejdiu nisi punën sikurse çdo ditë tjetër në bufenë e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës. Por, sot ai nuk arriti që ta përfundonte orarin e punës.

37 vjeçari nga Vushtrria mbeti pa shenja jete mëngjesin e së martës, ngase punëtori i sigurimit të brendshëm në AKI, gjuajti me armë drej tij.

E gjithë ngjarja ndodhi brenda objektit të AKI-së, institucioni ky me sigurinë më të lartë në vend, e që është përgjegjëse edhe për sigurinë nëpër institucionet e tjera.

Në këtë institucion mohojnë që rasti të ketë pasur të bëjë me ndonjë çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Por, e konfirmojnë se mbi viktimën shtiu një zyrtar i sigurimit të brendshëm.

Gjersa, thonë se me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave nga AKI.

Për vrasjen që ka ndodhur sot brenda ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës Kosovare, motivet e të cilës ende nuk dihen, kanë folur edhe nga Qendra Klinike Universitare.

“Po përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”, ka thënë Shpend Fazliu.

E ndërkohë nga Prokuroria e Shtetit zyrtarisht deklarojnë se vrasja ka ndodhur në bufenë e AKI-së, si institucioni më i lartë i sigurisë në vend.

Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thonë se po e kanë të vështirë edhe ti çasen hetimeve brenda këtij institucioni.

“Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u çasur”, ka thënë Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa,detaje të tjera rreth këtij rasti ka dhënë edhe Prokuroria e rastit. Ndërkohë që këta të fundit ende nuk po i dijnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Jemi ende në fazën preliminare të hetimeve. Ende nuk mund të japim detaje. Ne kemi qenë në vendin e ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullorë. Ai është Isa Sejdiu i lindur në vitin 1978”.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke trajtuar rastin e trupit të pajetë i cili i vra mëngjesin e kësaj të marte në ndërtesën e AKI-së.

Ndërkohë përpos hetuesve të cilët kanë arritur në QKUK, aty po qëndrojnë edhe familjarë të shumtë, të cilët janë parë të shokuar.

Express do të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti gjatë tërë ditës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESPEKT DHE HARMONI/ Prapaskenat e kampionëve të botës, puthje, përqafime…
Previous article SHRYNË MORATA/ Çfarë situate E NDYRË, ta shihja Botërorin nga televizori

g.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT