• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLOTFUQISHMËRIA/ Zbulohen dilemat e Presidentit Meta për negociatat e kufirit detar me Greqinë
Home
Shqipëri

PLOTFUQISHMËRIA/ Zbulohen dilemat e Presidentit Meta për negociatat e kufirit detar me Greqinë

16 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Letra e dërguar nga ministri Bushati për Presidentin Meta, ku i kërkon autorizimin për plotfuqinë e ekipit negociator me Greqinë, nuk përmban asnjë emër.

Ajo që njihet si “plotfuqia” që kreu i shtetit i jep një grupi që negocion një marrëveshje ndërshtetërore, është në fakt një autorizim për ministrin e punëve të jashtme. Forma fizike e këtij autorizimi është një letër me kokë e institucionit të presidentit të republikës, ku renditen të gjithë anëtarët e delegacionit, emër-mbiemër dhe funksionet e tyre.

Letra e autorizimit përmban emërtimin e saktë të marrëveshjes, pra titullin e saj, objektin e saktë të negociatës dhe metodologjinë që do të përdoret. Negociatorët duhet të jenë persona me certifikatë sigurie që lëshohet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me integritet moral dhe të njohur për aftësi në fushat e tyre të ekspertizës.

Çështja është se kërkesa e mbërritur në presidencë nga ministri Bushti nuk përmban emra. Burimet i thanë Top Channel se kërkesa prej 4 faqesh e ministrit Bushati për Presidentin nuk ka asnjë emër negociatori. Ndaj natyrshëm shtrohet pyetja, a do ta japë presidenti autorizimin e tij? Burimet e cilësuan autorizimin në këto kushte, si një akt noterial pa emër.

Kushtetuta i njeh të drejtën presidentit të republikës si kreu i shtetit, që të marrë vetë kryesimin e një negociate. Por në praktikën ndërkombëtare kreu i shtetit e delegon këtë të drejtë. Mirëpo në momentin që delegacioni merr plotfuqinë, çdo anëtar i delegacioni, pavarësisht rangut, konsiderohet se negocion në emër të presidentit.

Dhe rasti me Greqinë, përveç mungesës së emrave të ekipit negociator, ka një tjetër specifikë: kompleksitetin e çështjes. Shqipëria me Greqinë kanë mbi 200 pika takimi në kufirin detar, për shkak të thyerjes së vijës bregdetare.

Kur Shqipëria negocioi paktin detar me Italinë, kishte vetëm 15 pika takimi. Ekipi negociator italian kishte 24 persona, kurse Shqipëria vetëm 10. Negociatat filluan në vitin 83 dhe marrëveshja u firmos në vitin 91 për të hyrë në fuqi në vitin 94.

Negociatat u ndërprenë vetëm 2 vjet pasi familja Popa hyri në ambasadën italiane në dhjetor të 85-ës, kurse përgjatë 7 vjetëve të tjera u zhvilluan negociata të rregullta.

Në këto kushte, kur pikat e kontaktit në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë 13 herë më të shumta se ato me Italinë, a do të mund të mbyllen këto negociata për 2 muaj? Në çdo rast, nëse gjatë bisedimeve do të duhet të shtohet ose të hiqet diçka nga objekti për të cilin është kërkuar plotfuqia, ministri i jashtëm duhet të rikthehet te presidenti për të marrë një tjetër autorizim. Kjo theksohet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fitime kolosale, 4 miliard euro nga e drejta televizive dhe tifozët
Previous article VIDEO/ Willian zhbllokon sfidën me ktë supergol

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT