• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pllaqi, lakror, petulla te fshira dhe turshi. Ja si e bëri për vete kuzhinierja korçare Kotziasin
Home
Shqipëri

Pllaqi, lakror, petulla te fshira dhe turshi. Ja si e bëri për vete kuzhinierja korçare Kotziasin

20 January, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Rajon, Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Greqisë duket se është përshtatur shpejt dhe i ka pëlqyer pa masë klima dhe atmosfera korçare me të cilën po e mirëpret në këtë fundjavë bisedimesh dypalëshe, homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati.

Autokolona e delegacionit grek ne rrugët e Korçës

Përtej protokollit zyrtar, takimeve teknike, bisedimeve diplomatike dhe në fund vendimeve politike që pritet të meren për dosjen e 70 viteve problematike të akumuluar mes dy fqinjëve ballkanikë, takimi i Korçës që pason atë të nëntorit 2017 në Kretë, ka edhe një anë tjetër.

Bushati dhe Kotzias dhe ambjenti folklorik ballkanik që i rrethon

Eshtë ana njerëzore ndoshta diplomacia më e mirë që me sa duket po ia dalin ta menaxhojnë si duhet mikpritësit. Në Kretë, Bushati dhe Kotziasi ia morën edhe valles. Ndërsa në Shqipëri, këto ditë janari ka muzikë të mirë korçare, shëtitje nëpër rrugë e bulevard, pazari i rikonstruktuar ikonik i qytetit, mikpritja dhe klima e ngrohtë, përtej temperaturave të ftohta të motit, të cilat duket se ndihen brenda delegacionit helen,- i tha “Alpenews.al” një gazetar i mediave qëndrore të Tiranës, që po ndjek nga afër ndoshta takimin më të rëndësishëm që diplomacia shqiptare ka realizuar vitet e fundit.

Kjo bën që kreu i delegacionit helen, ministri Nikos Kotzias të jetë në humor të mirë. Ndaj ka filluar të shijojë mikpritjen në Hotel “Life Galery” dhe mbi të gjitha gatimet e kuzhinës tradicionale korçare “me nam” jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Përveç të tjerash pllaqia, lakrori me dy petë e me shije të ndryshme, petullat e fshira dhe turshitë e shtëpisë, kanë qenë disa nga gatimet e menusë tradicionale të kuzhnieres korçare, që i kanë fituar zemrën kryediplomatit helen që është ndjerë si në shtëpi me sa duket. Pasi, mësohet se i ka shijuar veçanërisht edhe duke e shprehur kënaqësinë e tij.

Pamjet e ambjenteve te hotelit ku po zhvillohet takimi ne Korçë

Thonë se dashuria kalon nga stomaku. Urojmë që kënaqësia e mikut të ndikojë sadopak, edhe në vendimarrjen për zgjidhjen e çështjeve kaq shumë të rëndësishme e sensitive të bartuara nga historia e marrëdhënieve jo gjithnjë kaq miqësore mes dy vendeve tona, për ta bërë më të relaksuar të ardhmen e raporteve mes nesh në Ballkan fillimisht, e pse jo më vonë, edhe në BE.

Përgatiti: Alepenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhesika Berberi “tërbon” fansat teksa pozon mes domateve e qershive (Foto)
Previous article SKANDALET E DOPINGUT/ Sportistët: Gjoza kusar, nuk e duam Beqirajn! Urgjent zgjedhje

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT