• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLEHRAT JANË SHESHIT”/ Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana
Home
Aktualitet
Kronikë

“PLEHRAT JANË SHESHIT”/ Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

3 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen disa nga deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë seancës në themel që po zhvillohet ndaj tij.

Në fjalën e tij para gjykatës, Veliaj theksoi se nuk kërkon mëshirë dhe se fokusi i tij është te puna e bërë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. “Dua ta theksoj se nuk jam këtu për mëshirë, për dramën në familjen time. Dua të theksoj çfarë i solli kjo Bashkisë Tiranë,” u shpreh ai.

Kryebashkiaku vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si është ndjekur çështja ndaj tij, duke deklaruar se është kallëzuar nga një person anonim. “Unë jam kallëzuar nga një anonim. Nesti Angoni nuk ekziston,” tha Veliaj, duke e cilësuar rastin si të pazakontë dhe të paprecedentë.
Ai shtoi se gjatë procesit ka konstatuar shkelje procedurale, duke përmendur vonesën në regjistrimin e procedimit. “Është rasti i vetëm që afati dyjavor për regjistrim procedimi është tejkaluar dhe çështja është regjistruar pas 7 muajsh,” deklaroi ai.

Veliaj e cilësoi të gjithë situatën si një “kurth të paprecedentë”, duke shtuar se ajo që po ndodh është “material për Netflix”. Në fund, ai ngriti pyetjen mbi dëmin që pretendohet të ketë shkaktuar, duke përmendur investimet në qytet, si mbjellja e pemëve dhe ndërtimi i shkollave.

Sipas Veliajt, situata në bashki është përkeqësuar ndjeshëm, duke theksuar se “buxheti i Bashkisë Tiranë është realizuar 20 për qind. Nuk firmos më njeri atje. Nuk është realizuar buxheti.”

Ai shtoi se shërbimet bazë janë prekur, duke deklaruar se “plehrat janë sheshit. Kush firmos urdhër shtesë? Nuk është hapur asnjë kopsht në Tiranë.”

Veliaj u ndal edhe te programet sociale, duke përmendur ushqimin në shkolla. “Dreka në shkolla, e kisha lënë të miratuar, impakton 170 mijë fëmijë. Mbetën pa drekë se nuk firmos më njeri,” tha ai.

Në përfundim, ai e përshkroi situatën si një regres për qytetin: “Një qytet që po shkonte veç lart, shkoi dhe u shkatërrua çdo gjë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM I VETMI NJERI I ARRESTUAR NGA DIKUSH QË NUK EKZISTON"/ Veliaj në Gjykatën Administrative: Kam frikë se e gjithë kjo është një intrigë
Previous article TË TJERA DETAJE/ 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT