• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLATFORMA PËR DIALOG”/ Shesheli “zemërohet”, kërkon vendosjen e ushtarëve rusë e kinezë në Kosovë
Home
Rajon

“PLATFORMA PËR DIALOG”/ Shesheli “zemërohet”, kërkon vendosjen e ushtarëve rusë e kinezë në Kosovë

8 March, 2019 k.autor Rajon

Lideri i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel është zemëruar shumë me miratimin e Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë.

Siç njoftojnë medie të Beogradit, ai ka kërkuar që lidhur me këtë hap të Prishtinës të njoftohen urgjentisht Rusia dhe Kina  si dhe të kërkohet që ushtria e këtyre dy vendeve të vendoset në Kosovë në të gjitha mjediset ku ka serbë.

Ai thënë se për çdo veprim të Kosovës pëlqimi paraprakisht merret nga fuqitë perëndimore e sidomos nga SHBA-ja, transmeton Koha.net.

“Ajo që ka bërë Kuvendi i kaçakëve në Prishtinë tregon se prapa të gjithë hapave të separatistëve shqiptarë qëndrojnë fuqitë e Perëndimit, para së gjithash Amerika, madje edhe prapa vendimit për vënien e taksës ndaj mallrave të Serbisë e të Bosnje Hercegovinës. Kanë bërë lojën dhe kanë deklaruar se e kërkojnë heqjen e taksës. Nuk është aspak e rastësishme që zyrtarë amerikanë kanë ndryshuar retorikën dhe më nuk thonë të hiqet taksa, por të suspendohet ajo. Edhe një gjë tjetër kemi vërejtur nga deklarata e zyrtarëve amerikanë. Se ata presin që procesin negociues të përfundojë me njohjen reciproke Serbi – Kosovë”, ka thënë Shesheli, transmetojnë medie serbe .

Sipas tij, amerikanët e trajtojnë Serbinë sikur të mos jetë shtet i njohur ndërkombëtarisht, sikur të mos jetë anëtar i OKB-së.

“Ky është kulmi i politikës antiserbe, e cila, në fakt, kërkon kapitullimin e shteti serb dhe unë kërkoj nga presidenti Aleksandar Vuçiç që urgjentisht ta kontaktojë presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Kinës Xi Xianpin dhe të kërkojë që kontingjente të mëdha të ushtrisë ruse e kineze sa më shpejt të përfshihen në KFOR, që ato të vendosen nëpër Kosovë,sidomos nëpër mjediset ku jetojnë serbë të mbetur”, ka thënë ai.

Në vazhdim Shesheli ka propozuar mbajtjen e seancës së Kuvendit të Serbisë në të cilën do të hiqej dorë nga neutraliteti dhe do të kërkohej aleancë ushtarake nën udhëheqje të Rusisë.

“Po ashtu kërkoj që Rusia në Republikën Serbe dhe në Serbi të formojnë bazat ushtarake që do të na mbronin nga sulmet e NATO-s”, ka thënë ai.

Shesheli ka përfunduar se “shqiptarët për ne nuk paraqesin kurrfarë rreziku po të mos kishte përzierje nga NATO -ja dhe se ata nuk do ta bënin asnjë hap serioz ushtarak e lufte kundër serbëve sikur të mos e kishin pajtimin e NATO-s”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSYEJA E RËNDË/ Mjeku i njohur popullor tenton vetëvrasjen me çarçaf në...
Previous article TENTATIVA E FUNDIT PËR T ARDHMEN E DURMISHAJT/ "FSHF" dërgon me urgjencë në Athinë trajnerin e Kombëtares

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT