• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLATFORMA ONLINE PËR PUNËSIMIN E STUDENTËVE/ Rama: S’do bëhej e mundur pa protestën
Home
Politikë

PLATFORMA ONLINE PËR PUNËSIMIN E STUDENTËVE/ Rama: S’do bëhej e mundur pa protestën

11 January, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Prezantohet platforma online për punësimin e rreth një mijë studentëve, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama në dhjetor të vitit të kaluar kur studentët nisën protestat për kushte më të mira akomoduese dhe universitare. I pranishëm në prezantimin e portalit “Punetembare.al” kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Janë 840 vende të lira pune në administratë ku do të rekrutohen studentë ekselentë pa pasur nevojë për konkurs. Kreu i qeverisë tha se punësimet do bëhen në bazë të meritës dhe jo përmes njohjeve apo lidhjeve miqësore e familjare.

Ky program nuk mund të bëhej pa ju dhe protestën, sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi në Shërbimin Civil bazuar në këtë ligj e pengonte. Është bërë një punë e gjatë me Komisionin Europian. Protesta dhe gjithë kjo shfaqje shembullore e disa shqetësimeve të thella dhe një nevoje të madhe për të hapur dyert e administartaës dhe pengesave që ka ligji, na dha mundësinë që të ulemi me partnerët europianë dhe thamë që mund ta kapërcejmë ligjin dhe t’u hapim rrugë më të mirëve që mund të kontribuojë në administratë. E dini shumë mirë, ti mund të  kesh mbaruar me të gjitha 10-a, shkon në DAP dhe të thonë nuk ke eksperiencë. Por ti bën pyetjen se ku do ta përfitoj unë eksperiencën. Këtu nuk ka nevojë për konkurs sepse konkursin ai e ka bërë gjatë viteve akademike.

Edi Rama, kryeministër

Rama tha në administratë ka vende të lira pune jo vetëm për ata me master, por edhe për studentët që kanë vetëm Bachelorin. “Ndryshimi është se ai me master mund të shkojë më lart, mund bëhet drejtor, por jo ti me Bachelor. Por edhe për ty ka punë”, theksoi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHUMË ZHURMË PËR ASGJË"/ Zbulohen PRAPASKENAT mes Milanit dhe CHELSEA për Higuain
Previous article PROPOZIM ME UNAZË DIAMANTI/ Njihuni me të fejuaren super yll të Ervinit të Big Brother (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT