Një shtetas shqiptar, me banim në kryeqytet ka goditur me grushte një person të identifikuar me inicialet E.B (shtetas shqiptar, dhe banues në Tiranë) teksa i ka dëmtuar edhe automjetin e tij (tip Fiat).
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. S., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, ka goditur me grusht dhe i ka dëmtuar mjetin tip “Fiat” shtetasit E. B., vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 150 të Kodit Penal.


