Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjoka.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit.
Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.
Raportohet se të pandehurit kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.
Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.


