Aktori Artan Imami, i reshtuar pro zërave për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme me gazetarin Arjan Çani. Fillimisht Imami është përplasur me regjosorin Edmond Budina, çka solli që ky i fundit të braktiste emisionin.
Më pas në debat me Imamin ka hyrë gazetari Arjan Çani, i cili ka akuzuar aktorin se duhet të qëndronte te Teatri Kombëtar dhe të mbronte “shtëpinë ku luajti një jetë”. Kjo ka irrituar aktorin i cili i ka thënë Çanit se ai nuk mund të pyeste për turp Artan Imamin në një kohë kur ai ka luajtur shumë shfaqe në TK.
LEXONI DEBATIN NË EMISIONIN E ENI VASILIT:
Imami: Epo mos më thuaj futja kot. Se flistet sikur jemi te Çani
Çani: Po s’po flitet sikur jemi te Çani, po unë jam Çani
Imami: Po se njerëzit thonë u bë sikur jemi te Çani
Çani: O Tani po a do të themi që ke të drejtë
Imami: Po unë kam të drejtë dhe ti e di
Çani: Po dhe ti o Tani duhet të mbroje atë teatër, se ke dhenë jetën aty. Ti duhet të heshtje, ndoshta për arsyet personale.
Imami: Po unë doja të ndërtohej një teatër i ri, pse ku ta bënim teatrin te lumi.
Çani: Pse do të prishej kjo godinë?
Imami: Jo mo unë doja të ndërtohej një godinë e re
Çani: Jo mo jo pse se se mbrojte atë shtëpi ku luajte. S’të vjen turp
Imami: Jo turp të të vijë ty se s’mund të ma bësh mua atë pyetje
Çani: Ore e kupton sa dhimbje ndjeva unë kur pash atë godinë.
Imami: Ne të kishim hyrë në grevë urie atje, të thonim na sillni planin e teatrit
Çani: Po si flet ky, po je arkitekt ti që thua kishte rënë teatri
Imami: Po ti kush je, ti je gazetar
Çani: Ore zotëri gjithcka është e restaurueshme.
Imami: Po ca injorance keni ju. Ju s’doni të dëgjoni. Jeni shumë injorant
Çani: Imam deri tani ste kam thënë asnjë fjalë të të keqe. Të lutem mbaje veten.