Një 26-vjeçar është plagosur me thikë në një kalçeto në Kamëz, pas një sherri për lojën.
Mësohet se gjatë lojës së futbollit, ka lindur një konflikt mes të rinjve që po luanin dhe një prej tyre ka qëlluar me thikë 26-vjeçarin. Ai është dërguar në spital për t’u mjekuar, ndërsa nuk ka rrezik për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është identifikuar.


